Cdokush duhet të informohet me të rejat e ditës

15 Maj 2019

Me jetën që sa vjen edhe bëhet më engarkuar dhe më e shpejtë, me gjërat e reja që mund të ndodhin nga momenti nëmoment jo vetëm në vendin tonë, por edhe nëpër botë, është e rëndësishme qësecili prej nesh të jetë i informuar me tërejat e ditës.

Pse është mirë që të gjithë të lexojmë lajme?

Nëse lexojmë të rejat e ditës do të jemi të informuar për situatën politike, ekonomike, sportive, kulturore e tregëtare të vendit tonë. Në këtë mënyrë jo vetëm që jemi në dijeni të çdo gjëje që po ndodh rreth nesh, por edhe jemi të aftë të marrim pjesë në biseda të ndryshme. Përveç kësaj, secili nga ne ka detyrën morale dhe shoqërore të ndihmojë në zhvillimin e vendit. Por si mund ta bëjmë këtë gjë nëse nuk dimë ç’po ndodh me të? Të rejat e ditës, pra lajmet e gazetat nuk përmbajnë vetëm informacion, por edhe njohuri. Leximi nuk është asnjëherë i gabuar, prandaj përpiquni ta ktheni në zakon, do jeni qytetarë më të mirë. Një pikë tjetër që ia vlen të permendet: gazetat serioze dhe prestigjioze kanë të punësuar gazetarë shumë të mirë e të kualifikuar. Para se të shkruajnë diçka, ata hulumtojnë dhe japin mendime intelektuale. Pra nëse ka psh protesta të ndryshme në vend apo botë, kriza ekonomike, probleme gjinore, fetare, etj, etj, gazetat mund të na bëjnë të jemi pjesë të një kauze të duhur, mund të na ndihmojmë të bëjmë diçka të mirë për shoqërinë në të cilën jetojmë. Një gjë tjetër pozitive që vjen në mënyrë indirekte nga të rejat e ditës është edhe pasurimi i fjalorit dhe përmirësimi i gramatikës. Në gazeta, TV apo portale serioze, të gjithë shkruajnë sipas drejtshkrimit dhe si pasojë mund të mësoni fjalë apo rregulla që nuk i keni ditur për gjuhën Shqipe. Në një kohë ku nëpër celulare e media sociale shumica shkruan fjalë si “flm” e “klb”, një gazetë apo lajm në ditë do na shërbente të gjithëve.

Ku mund të informohemi për ndodhitë e vendit e botës?

Nëse jeni më shumë të interesuar për të rejat e ditës nga bota, ju sugjerojmë të lexoni nga CNN, New York Times, Fox News, NBC News, Washington Post, The Guardian dhe BBC News. Nëse jeni të interesuar për të rejat e ditës nga vendi, ju këshillojmë Top Channel, News 24 apo Ora News. Nëse e doni sportin po aq sa edhe ne, Eduasportin është gjithmonë pranë jush me lajmet më të fundit si dhe rezultatet live.