Klan Kosova Lajmet

16 Korrik 2019

Eshtë koha e lajmit të rremë dhe mëngjeset me gazeta nëpër duar janë duke u zhdukur. Tani i kemi të gjitha informacionet që na duhen vetëm me një prekje në ekranin e celularit tonë.

Si ka ndikuar interneti dhe mediat sociale në këtë aspekt? 

Media sociale është bërë burimi kryesor i marrjes së informacionit dhe lajmeve online me mbi 2.4 bilion përdorues të internetit. Rreth 64% e tyre preferojnë Facebook, Twitter, YouTube, Snapchat dhe Instagram. Psh: në Shqipëri dhe në Kosovë, Klan Kosova lajmet është një togfjalësh që kërkohet shumë online. Mesa duket shumë njerëz e gjejne këtë portal mjaft të dobishëm dhe Klan Kosova lajmet e fundit serioze dhe të shpejta. Në studime të kohëve të fundit, 50% e përdoruesve të internetit pohojnë se lajmet i shohin në fillim nëpër media sociale e pastaj mund t’ia zenë sytë nëpër televizione, gazeta apo rrallë herë edhe i dëgjojnë nëpër radio. Një arsye pse po ndodh një fenomen i tillë është lehtësimi i procesit të leximit edhe pse ky i fundit nuk po preferohet shumë në përgjithësi. Tani me vetëm një “swipe” ose “tërheqje” në Instagram story, shkon direkt te lajmi. Megjithatë është vënë re që edhe pse njerëzit shtyhen të shkojnë te faqja për të lexuar lajmet qoftë nga interesi apo thjesht nga kurioziteti, qëndrojnë atje vetëm 10-15 sekonda, kohë kjo e pamjaftueshme për ta konsumuar një lajm sa dhe si duhet psh në Klan Kosova lajmet e fundit. Diçka tjetër shqetësuese është interneti u ka dhënë të gjithëve fuqinë të bëhen gazetarë dhe të shkruajnë e shpërndajnë lajme, qofshin këto edhe të rreme sepse askush nuk denjon t’i kontrollojë. Pra përveç se nuk lexojmë lajme nga profesionistë, mund të lexojmë edhe gënjeshtra që nuk na hyjnë as 1% në punë. Nga disa kërkime të vogla që bëmë, në vendin tonë mund të lexoni Klan Kosova lajmet e fundit, Top Channel, Ora News, Telegrafi dhe Eds si disa nga portalet më serioze ne vend.

Megjithatë, ndoshta po tregohemi edhe pak të ashpër me portalet sepse në fund të fundit, arsyeja pse ata shkruajnë për këto gjëra dhe në këtë mëryrë aspak profesionale është sepse këtë gjë do dhe lexon populli. Duhet të rrisim edhe ne pak kualitetin e leximit që të kërkojmë kualitet tek ata. Duhet t’i injorojmë lajmet boshe që ata të përmblidhen dhe të shkruajnë tamam. Duhet të mos lexojmë aq shumë thashetheme njerëzish të famshëm që ata të na furnizojnë me informacione me vlerë. Mos harroni: ndryshimi dhe revolucioni nis gjithmonë nga vetja.  

Cfarë mund të bëjë secili nga ne? 

Siç e përmenda edhe më lart, unë vërtet besoj që të gjithë duhet të informohemi për të rejat e fundit të vendit tonë, por gjithmonë duke gjetur atë dozën e duhur. Një studim i kryer në vitin 2015 nga Pam Ramsden, studiues psikologjie në Universitetin e Bradford-it në Angli, zbuloi se 22% e personave që lexojnë lajme kanë përjetuar çrregullime të stresit post-traumatik pasi janë përballur me imazhe apo lajme të dhunshme nëpër media sociale. Së dyti, duhet të ketë diversitet në informacionet që marrim, pra jo vetëm lajme Shqip apo Klan Kosova lajmet, por edhe ngjarje të fushave të ndryshme nga rajoni e bota. Duke qenë se në media sociale kemi shokë persona që kanë pak a shumë mendime e preferenca të njëjta me ne, edhe lajmet që lexojmë ngjasojnë shumë. Pikërisht për këtë arsye duhet të përpiqemi të lexojmë edhe lajme që mendojmë se nuk na shërbejnë apo janë shumë larg realitetit tonë. Duhet të dimë nga pak nga të gjitha e shumë nga fusha që na intereson apo shërben. Së treti, nuk duhet të lexojmë vetëm titujt apo “shkel e shko”. Sipas një studimi 6 mujor nga Universiteti i Columbias, 59% e njerëzve që shpërndajnë lajme në profilet e tyre, nuk i lexojnë ato plotësisht ose i shikojnë vetëm titullin. Para se t’i ushqejmë të tjerë njerëz me informacione, duhet të sigurohemi si fillim që ato janë të sakta dhe ne besojmë tek artikulli që shpërndajmë apo personi që i ka shkruar si dhe sajti që i ka publikuar. Kjo duhet sepse ndikimi i një lajmi te një person tjetër mund të jetë shumë i madh dhe sigurisht që s’është etike që të shpërndajmë lajme që nuk e kemi idene çfarë janë ose i kemi kuptuar gabim. 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan