Pse e duam sportin kaq shumë? Kjo pyetje është vërtitur e vërtitur në mendjen time gjatë pothuajse një muaji tashmë.
Po juve, ju vjen ndonjë përgjigje në mendje?
Pa dyshim që nuk jam i pari që e kam menduar këtë pyetje dhe sigurisht që nuk do jem i fundit, por e vërteta qëndron se është shumë intriguese dhe interesante. Pse njerëzit “cmenden” pas sportit, lexojmë aq shumë lajme flesh rreth tij, blenë veshje, paketa televizioni, bileta e shumë e shumë gjëra të tjera? Madje ka raste kur shpenzimet e tyre nuk janë as të vogla, përkundrazi… Më poshtë është lista ime e arsyeve se pse njerëzit janë kaq të lidhur me sportin. Më sakte është një përpjekje për të krijuar një listë.
Nëse flasim me shumë objektivizëm (mos më keqkuptoni, edhe unë jam fans “I cmendur” futbolli si shumë prej jush), sporti në vetvete nuk është se ka ndonjë kuptim shumë të madh. Në shumicën e rasteve janë disa njerëz që ndjekin një lloj topi të caktuar në një fushë të caktuar e me disa rregulla të caktuara. Në basketboll kjo nënkupton hedhjen e një topi lëkure brenda një rrethi metalik që ndodhet në një lartësi. Në tenis, hedhjen e një topi të vogël mbi një rrjetë që ndodhet në mes të fushës e kështu me radhë. Pra ajo cfarë dua të them është se këto veprime nuk kanë ndonjë rëndësi në skemën e madhe të jetës, por ne prapë i adhurojmë, i luajmë e lexojmë lajme flesh rreth tyre.
Pra… Pse e duam kaq shumë sportin?
E vërteta është që edhe pse në të ashtuqujturën skemën e madhe të jetës, sporti nuk ka ndonjë kuptim të madh, ai nuk është i kotë. Përkundrazi, është pikërisht kjo pakuptueshmëria që e bën të vecantë dhe ta duam më shumë. Sporti, aq i thjeshtë në dukje dhe parim, lejon cdo njeri që e ve në praktikë apo thjesht lexon lajme flesh për të dhe e ndjek nga larg, të harrojë problemet e tjera më të mëdha në jetë. Ai na lejon të marrim frymë thellë dhe të largohemi për disa minuta nga cdo stres, frikë, eksperiencë e hidhur që jeta nuk harron dhe përton të na servirë shumë herë. Sporti na bashkon si njerëz. Nuk na bashkon vetëm me familjarët kur shohim një ndeshje tenisi të ulur në kolltuk, duke ngrënë kokoshka e komentuar veprimet e lojrarëve. Nuk na bashkon vetëm me miqtë e shokët kur shohim ndeshjet e basketbollit duke pirë birra e ngënë patate të skuqura e kofshë pule. Nuk na bashkon vetëm me kolegët kur diskutojmë blerje lojtarësh, momente ndeshjesh, strategji trajnerësh gjatë kohës kur presim të na bëhet kafja gati në kuzhinën e zyrës së punës. Nuk na bashkon vetëm me komshinjtë kur ulemi te stoli para shtëpisë e lexojmë lajme flesh nga sporti me gazeta e fara në duar. Na bashkon edhe me të panjohur kur në tribune flasim, ka raste edhe përqafohemi kur skuadra e zemrës shënon gol. Na bashkon edhe me popuj të tjerë në evenimente sportive botërore. Kjo është fuqia e sportit pra, të na bashkojë e lumturojë dhe sinqerisht, mendoj se s’ka gjë më të bukur se kjo. Ai na bën të ndjejmë shumë emocione, na jep kurajo të mos heqim dorë në shumë raste që mendonim të hiqnim jo vetëm gjatë lojës, por edhe me historitë personale dhe profesionale të shumë sportistëve. Ai shpesh here na shtyn të arrijmë limitet tona duke na servirur në ekran dhe fushë njerëz me aftësi atletike super njerëzore. Ai na tregon dhe ri tregon se talenti është dicka, por puna, vetëbesimi e besimi në grup dhe mos heqja dorë janë gjithcka. Sporti është shembulli më i bukur se pse gjërat më të thjeshta janë më të dashurat, më të shtrenjtat, më pa kompekse dhe më kuptimplotat në të njëjtën kohë.
Ja pra, pasi u mendova e u ri mendova shumë e shumë here gjatë këtij muaji të fundit, arrita në përfundimin që nuk duhet ta bëja më. Njerëzit gjithmonë e kanë dashur sportin apo në kohën e hershme, format e ngjashme të tij. Njerëzit gjithmonë janë përpjekur që ta zbukurojnë e bëjnë atë edhe më interesant me kalimin e kohës dhe ia kanë dalë. Atëherë pse të futemi në mendime? Le ta duam sportin, cilado të jetë arsyeja. Sa kohë na bën kaq të lumtur, pse jo?