Vitet e fundit sa vjen edhe po përforcohet akoma më shumë shprehja “i pasuri sa vjen edhe po bëhet më i pasur dhe i varfri sa vjen edhe po bëhet më i varfër.” Edhe sporti në ditët tona nuk ka ndonjë ndryshim..
Cfarë po i bën paraja këtij sporti?
Në lajme Shqip online dhe jo vetëm thuhet se klubet e mëdha shpenzojnë miliona e bëjnë miliona, ndërkohë që klubet e vogla luftojnë me mish e me shpirt për të arritur qëllimet e tyre. Madje shpeshherë duhet të shesin edhe lojtarët e mirë që mund të kenë dhe jo rrallë herë përballen edhe me kërcënime apo vështirësi nga administrata. Pavaraësisht të gjithave, na duhet ta panojmë faktin që nuk mund të fajësosjmë asnjë për situatën në të cilën ndodhet sporti sot. Kjo rritje ka ndodhur gradualisht, gjithmonë në përputhje të plotë me popullaritetin e këtij sporti si dhe gjendjen ekonomike të lojës.
Lajme Shqip online thonë se sporti dhe futbolli në veçanti nuk kanë qenë kurrë më të arritshëm sesa tani. Një numër shumë i madh kanalesh transmetojnë në kohë reale ndeshjet e futbollit dhe ndiqen nga biliona njerëz anë e mbanë botës. Interneti po shpërthen nga numri i madh i faqeve online në lidhje me futbollin. Faqe me informacione, lajme, transmetime live të ndeshjeve, rezultate po ashtu në kohë reale, opinione e çdo gjë tjetër në lidhje me sportin e bukur. Interneti tani u jep mundësinë fansave të futbollit të bëjnë edhe blerje nga klubi i tyre i zemrës. Sipas lajme Shqip online dhe të huaja gjithashtu, ata mund të zgjedhin që nga gjërat më të bogla e deri te veshjet e skuadrës së preferuar me emra lojtarësh apo edhe firmat e tyre. Pra jo vetëm që futbolli është më pranë nesh se kurrë më parë, por është në kulmin e tij të popullaritetit. Ai ka një treg ndërkombëtar shumë të suksesshëm dhe është sporti më i ndjekur nga njerëzit. Megjithatë pyetjet që bëhen shumë shpesh kohët e fundit janë “A po e shkatërron paraja këtë lojë kaq të bukur?”, “A e ka përmirësuar?”. Më lejoni t’ju them që të dyja pyetjet qëndrojnë dhe janë të vlefshme, aq sa është edhe e vështirë për t’u dhënë një përgjigje të saktë dhe objektive. Nëse pyesim dikë që mbështet një klub të fuqishëm dhe suksesshëm, sigurisht që thotë që paraja e ka përmirësuar cilësinë e lojës. Kjo sepse ka bërë të mundur blerjen e lojtarëve të klasit botëror dhe i ka lejuar ata të shkëlqejnë dhe të shkruajnë histori në Kupën e Botës, Kampionatet Europiane dhe Amerikane. Ata emocionojnë dhe argëtojnë fansat e tyre dhe të shohësh një lojtar të tillë të luajë dhe të japë në fushë atë lloj performance, e justifikon menjëherë pagën stratosferike që ai merr në një sezon. Por nëse pyesim dikë që mbështet dhe do një klub të vogël, do thotë që është i zhgënjyer nga futbolli. Megjithatë, a e bën diferencën në jetën e një X personi paga e një Y lojtari të një Z skuadre? Jo. A do bënte ndryshim nëse ky Y lojtar do merrte 50 000 euro apo 100 000 euro në javë psh? Jo. Sido të jetë puna, ai lojtar do bëjë më shumë para sesa ti e unë ndoshta as nuk i ëndërrojmë. Ata kanë më shumë talent në gishtin e tyre të këmbës sesa shumica prej nesh dhe për këtë paguhen në ato shifra. Ky është tregu, duhet ta pranojmë, na pëlqen apo jo. Në anën tjetër të medaljes kemi edhe klubet e vogla që janë shumë pak në gjendje për të operuar për shkak të situatës financiare të dobët, por në shumë raste edhe për shkak të menaxhimit të dobët në nivel ekzekutiv. Diçka që i ka rënduar këto klube dhe e ka vështirësuar situatën e tyre financiare është edhe rritja e talenteve. Po mbaron koha kur ekipet e vogla prodhonin talente dhe pastaj i shisnin në ekipe e klube të mëdha. Tani talentet po krijohen e po zgjidhen pikërisht brende rrjeteve të këtyre të fundit.
Pra, na jepni dot një përgjigje për pyetjen e parë?
Siç e thashë edhe më lart, argumentet që jepennga lajme Shqip online dhe jo vetëm janë bindëse edhe nga pala që thotë se paraja po e shkatërron futbollin, por janë po aq edhe bindëse nga ana tjetër që thotë se po e përmirëson dhe lulëzon dita-ditës.
Po, futbolli mund të jenë edhe “viktima” e vetë suksesit dhe popullaritetit të tij, por kjo nuk e ndryshon faktin që na bëjnë njerëz më të lumtur e më të afruar me njëri-tjetrin. Kjo nuk e ndryshon faktin që futbolli na fal emocione të jashtëzakonshme, që na bën më humanë, që na bën të ndihemi qytetarë të botës e jo të shteteve përkatëse. Për sa kohë na fal këtë dashuri e këto emocione, do i qëndrojmë pranë sido të jetë…