Nuk besoj se këtë problem e kam vetëm unë, por më duket sikur sa vjen edhe bëhet më e vështirë gjetja e një burimi të sigurt për të lexuar lajmet.Zgjidheni me shumë kujdes burimin e informacionit
Para se të lexoni, vendosni prioritetet tuaja. Merrni informacione që vërtet ju shërbejnë në jetën tuaj, informacione që ju nevojiten ju dhe komunitetit apo vendit ku po jetoni dhe jo vetëm thashetheme dhe lajme vip. Lajme ka pafund, por një përqindje e vogël janë të sakta, të shkruara nga profesionistë, të kontrolluara dhe që ia vlen dhe e meritojnë të quhen vërtet lajme. Përveç prioritetit të asaj që do lexoni, duhet të dini edhe vendin, burimin nga i cili ju vjen lajmi që do lexoni. Duhet të dini me patjetër se kush i ka shkruar apo datën në të cilën janë postuar lajmet e fundit Shqip apo qoftë edhe lajme vip që doni të lexoni. Në këtë mënyrë jeni ju ata që vendosni nëse doni t’i merrni ato informacione apo nuk doni. Mos harroni të shikoni edhe burimin nga i cili faqja është bazuar për të shkruar lajmet e fundit Shqipapo lajme vip. Faqet e mëdha e ato serioze janë shumë të kujdesshem dhe gjithmonë e ndajnë me lexuesit e tyre këtë gjë sepse është vërtet e rëndësishme. Në të kundërt kemi të bëjmë me vjedhje të së drejtave të autorit. Transparenca dhe respektimi I të drejtave të autorit është besim dhe siguri për të gjithë ata që lexojnë. Së treti shikoni URL-në e faqes ku mendoni të merrni informacion. Zakonisht .edu janë për arsimin, .org janë për organizatat, .com apo .al mund të jenë shumica e faqeve nga mund t’i lexoni lajmet e funditapo lajme vip në vendin tonë. Duhet të jeni shumë të vëmendshëm e të shikoni me kujdes edhe mënyrën e të shkruarit. Nuk mund të pretendoni që një faqe është mjaftueshëm serioze apo profesionale nëse ka punësuar gazetarë që nuk dinë të shkruajnë ende gjuhën e tyre. Gazetarë që nuk dinë të shkruajnë ende Shqip në mënyrë të pastër, të pasur, të kulluar e me shprehi. Duket nëse personi që e ka shkruar lajmin që do lexoni është profesionist apo jo, madje duket shumë shpejt, pa u munduar fare. Ju siguroj që do e kuptoni që në titull apo maksimumi në fjalinë e dytë apo në të tretën.
Mos u bëni pesimistë, por vazhdoni të lexoni lajme
Nëse lexoni lajmet e fundit Shqip do të jeni në dijeni të situatës politike, ekonomike, tregëtare, sportive e kulturore të vendit tonë. Në këtë mënyrë jo vetëm që jeni në dijeni të çdo gjëje që po ndodh rreth jush, por edhe jeni të aftë të merrni pjesë në biseda të ndryshme. Përveç kësaj, secili prej jush, prej nesh ka detyrën morale dhe shoqërore të ndihmojë në zhvillimin e Shqipërisë sepse është vendi ynë, këtu kemi lindur e këtu po jetojmë. Por si mund ta bëni e bëjmë këtë gjë nëse nuk dimë ç’po ndodh me të? Lajmet e fundit Shqip nuk kanë vetëm informacion, por edhe njohuri brenda tyre. Leximi nuk është asnjëherë i gabuar, prandaj përpiquni ta ktheni në zakon, do jeni qytetarë më të mirë. Lexoni lajmet që ju duhen, por kurrësesi mos rrini pa lexuar fare gjatë ditës. Ndodh që edhe në lajme vip të gjeni informacione të vlefshme, ku i dihet. Një pikë tjetër që ia vlen të permendet është që gazetat serioze dhe prestigjioze kanë të punësuar gazetarë shumë të mirë e të kualifikuar në atë që bëjnë. Para se të shkruajnë diçka, ata hulumtojnë dhe japin mendime intelektuale. Pra nëse ka për shembull protesta të ndryshme në vend apo botë, kriza ekonomike, probleme gjinore apo fetare, etj, etj, gazetat mund të na bëjnë të jemi pjesë të një kauze të duhur, mund të na ndihmojmë të bëjmë diçka të mirë e të nevojshme për shoqërinë në të cilën jetojmë. Një gjë tjetër pozitive që vjen në mënyrë indirekte nga leximi i lajmeve është edhe pasurimi i fjalorit dhe përmirësimi i gramatikës gjithashtu. Në gazeta, televizione, lajme apo portale serioze, të gjithë shkruajnë e flasin sipas drejtshkrimit dhe si pasojë mund të mësoni fjalë apo rregulla që nuk i keni ditur për gjuhën Shqipe. Në një kohë ku nëpër celulare e media sociale shumica shkruan fjalë si flm, klb e sps, një gazetë apo lajm në ditë do na shërbente shumë të gjithëve.
Lajme vip
