Nëse jeni duke e lexuar këtë, me shumë mundësi keni lindur midis viteve 1980-2000. Kjo do të thotë që shumica prej jush ndoshta ndjekin cdo lëvizje të Kylie Jenner me shoqe në Instagram, ka të ngjarë të jeni të fiksuar me Facebook-un apo Twitter-in, pothuajse cdo ditë shikoni seriale në Netflix, por shumë pak prej jush interesoheni për lajmet e fundit nga vendi.
A është e vërtetë që të rinjtë nuk janë fare të interesuar për lajmet?
Përvec disa artikujve të shpërndarë në Facebook apo në platforma të tjera, përvec teorive të cuditshme në Twitter nga ndonjë person që e keni pasur në 9-vjecare e vendve të bukura ku kalojnë pushimet njerëzit e famshëm, është e vërtetë që brezi ynë nuk e di fare se cfarë ndodh nëpër botë cdo ditë. Në fakt vetëm 37% e të rinjve shikojnë dhe ndjekin lajmet e fundit nga vendi nëpër gazeta e televizione. 61% e tyre i marrin lajmet që u interesojnë nëpërmjet rrjeteve të ndryshme sociale apo tek-tuk edhe disa portaleve. Shumë e qartë që paraardhësit tanë do i paragjykojnë mënyrat tona “moderne” të të jetuarit dhe të marrjes së lajmeve e informacioneve në përgjithësi sepse kështu kanë bërë edhe paraardhësit e tyre me ta. Megjithatë problemi nuk qëndron plotësisht te burimi i marrjes së lajmit, por sigurisht që edhe te cilësia dhe interesi kundrejt tij. Ndoshta shoqëria jonë është kthyer në “shoqëri të verbër” kur vjen puna te lajmet e këqija sepse nëse këto të fundit transmetohen, njerëzit shqetësohen dhe kur ndodh kjo, konsumimi i lajmeve bie ndjeshëm. Kjo mund të jetë një ide qesharake apo radikale për shumë prej jush, por nëse mundeni, më përgjigjeni dot se pse reklamat që na dalin sa here prekim celularin e kompjuterin me dorë, janë për rroba e ushqime e jo për njerëz të humbur psh? Pse dimë me kë lidhet e ndahet X person i famshëm, por nuk e denim që po digjej Pylli i Amazonës? Pse dimë vetëm gjëra të vogla e të pa rëndësishme, por nuk dimë lajmet e fundit nga vendi e bota, ato që vërtet ndikojnë në shumë jetë njerëzit, përfshirë në shumë raste edhe tonën?
Nuk e ka fajin teknologjia për të gjitha këto, e kemi vetëm ne njerëzit…
Personalisht nuk e mohoj dot kurrë që teknologjia është tejet e nevojshme dhe nëse dimë se si ta përdorim, na sjell vetëm të mira. Si ta mohoj që është e mirë kur kudo e kurdo më jep cdo informacion që dua? Si ta mohoj që është e nevojshme kur marr lajmet e fundit nga vendi e bota në cdo moment të ditës e natës? Si ta mohoj që është e mire kur ngelem diku e në falë të tij gjej një taksi apo mënyrë të dal nga situate, kur I dërgoj lek motrës nga njëri shtet në një tjetër, kur flas me cdo njeri që dua në cdo shtet të botës, etj, etj… Kemi pafund aplikacione të shkëlqyera të krijuara nga njerëz profesionistë e me vision, por nëse nuk dimë si e për cfarë t’i përdorim, sigurisht që nuk do na duken positive.
Po, është e vërtetë që të gjithë duhet të lexojmë, sic është edhe tejet e nevojshme që të dime se ku të lexojmë. Nuk merren lajmet nga Facebook, Twitter, Instagram apo portale që janë të përbërë nga 5 studentë që thjesht kanë idene e hapjes së një sajti, por nuk dine minimumin e gazetarisë dhe gramatikës së Gjuhës Shqipe. Nuk e kam problemin me studentët sepse I tillë jam edhe vetë. E kam me faktin që nëse nuk je i kualifikuar, të mos shkruash. Nëse nuk ke bërë studime dhe nuk je i bindur për informacionet apo lajmet e fundit nga vendi e bota që do i hedhësh në sajt, më mirë mbaje dorën. Kjo sepse një lajm që ti e hedh për të marrë klikime, mund të ndikojë në një mënyrë apo një tjetër në jetën e disa njerëzve. Nuk është mirë dhe etike të japësh informacione pa qenë i bindur që janë ashtu.
Por sado të shkruajmë, nuk mund të ndalojmë njerëzit të bëjnë cfarë të duan. Kështu që secili prej nesh duhet të kujdeset së pari për veten e tij. Lexoni lajme vetëm nëpër gazeta apo portale prestigjioze dhe jo në sajtin e pare që ju del.