Lajmet e fundit Shqip

04 Qershor 2019

Sa kohë shpenzoni nëditë për të lexuar lajmet e fundit Shqipqë nuk ju interesojnë pothuajse fare? Krime, thashetheme për njerëz të famshëm,programe televizive që nuk ju mësojnë asnjë lloj gjëje, etj, etj.

Cfarë po ndodh me ne?

Në një kohë ku informacioni dhe lajmi vjen nga çdo anë, është goxha e vështirë të jesh seleksionues. Hyn në Facebook thjesht nga zakoni dhe të ulet humori nga diçka, lexon lajmet e fundit Shqip dhe përfundon duke haxhuar minuta të tëra me gjëra që nuk të shërbejnë. Mos më keqkuptoni! Unë jam pro leximit të lajmeve, marrjes së informacionit sepse kështu bëhemi të gjithë qytetarë më të mirë, por është bërë shumë e thjeshtë të thithim lajme që nuk na ndihmojnë për t’u bërë të tillë, përkundrazi…

Si ta marrim situatën nën kontroll?

Keni lexuar ndonjëherë për rrathët e shqetësimit dhe rrathët e kontrollit? Nëse jo, rrathët e shqetësimit janë gjërat që na bëjnë të shpenzojmë kohë dhe energji duke u menduar dhe stresuar, por që mbi të cilat nuk kemi kontroll. Ato sigurisht që na ndikojnë shumë në stilin tonë të jetesës. Psh: lajme për terrorizmin, vrasje të ndryshme, situata të rënduara politike e ekonomike, pëlqime apo mospëlqime nga njerëzit nëpër rrjete sociale, etj si këto. Përveç rrathëve të shqetësimit, kemi edhe ato të kontrollit. Mund të jenë të përbëra nga të njëjtat gjëra si në rrathët e shqetësimit, por janë njerëzit, veprimet dhe mendimet e tyre që bëjnë diferencën. Këta rrathë janë të njerëzve që i zgjedhin lajmet e fundit Shqip që do lexojnë psh, që zgjedhin të mos ndikohen nga komentet, fotot apo videot e botës virtuale, që zgjedhin të marrin vetëm informacione me vlerë, që e kursejnë kohën e tyre dhe e shpenzojnë vetëm me gjëra të dobishme. Këta janë qytetarët që na duhen sepse janë të informuar dhe kanë kohë për të t’i dhënë vendit e botës vlera, krijime si dhe vepra të mira.
Problemi me informacionet boshe, thashethemet apo gjëra të tjera të ngjashme është që të marrin aq shumë kohë dhe energji sa nuk ke më vend për të marrë lajmet e fundit Shqip, të duhurat dhe të vlefshmet. Vendi dhe bota nuk ka nevojë për njerëz të informuar keq, për njerëz që thithin çdo lloj lajmi e informacioni pa i kushtuar aspak vëmendje seleksionimit të tyre. Jo! Vendi dhe bota ka nevojë për qytetarë të mire informuar, që e cmojnë kohën si gjënë më të shtrenjtë, që në çdo sekondë përpiqen dhe bëjnë më të mirën. Le të punojmë fort të gjithë për t’u bërë të tillë!