Lajmet net

08 Korrik 2019

E di që të qenurit të informuar është një përgjegjësi e qytetarëve në një shtet demokratik dhe na duhet t’i lexojmë e shikojmë çdo ditë lajmet net, por besoj se të gjithëve na ka ndodhur që të paktën një herë të vetme, pasi të kemi lexuar, të na ketë pushtuar një ndjenjë ankthi, trishtimi apo pesimizmi.
Të jemi lexues më të mirë
Siç e përmenda edhe pak më lart, unë vërtet besoj që të gjithë ne duhet të informohemi për të rejat e fundit të vendit tonë, por gjithmonë duke gjetur atë dozën e duhur. Një studim i kryer në vitin 2015 nga Pam Ramsden, studiues psikologjie në Universitetin e Bradford-it në Angli, zbuloi se 22% e personave që lexojnë lajme kanë përjetuar çrregullime të stresit post-traumatik pasi janë përballur me imazhe apo lajme shumë të dhunshme nëpër media sociale të ndryshme. Së dyti, duhet të ketë diversitet në informacionet që marrim, pra jo vetëm lajmet net, por edhe ngjarje të fushave të ndryshme nga rajoni e bota. Duke qenë se në media sociale kemi shokë persona që kanë pak a shumë mendime e preferenca të njëjta me ne, edhe lajmet që lexojmë ngjasojnë shumë. Pikërisht për këtë arsye duhet të përpiqemi të lexojmë edhe lajme që mendojmë se nuk na shërbejnë apo janë shumë larg realitetit tonë. Duhet të dimë nga pak nga të gjitha e shumë nga fusha që na intereson apo shërben. Së treti, nuk duhet të lexojmë vetëm titujt apo “shkel e shko”. Sipas një studimi 6 mujor nga Universiteti i Columbias, 59% e njerëzve që shpërndajnë lajme në profilet e tyre, nuk i lexojnë ato plotësisht ose i shikojnë vetëm titullin. Para se t’i ushqejmë të tjerë njerëz me informacione e lajmet net, duhet të sigurohemi si fillim që ato janë të sakta dhe ne besojmë tek artikulli që shpërndajmë apo personi që i ka shkruar si dhe sajti që i ka publikuar. Kjo duhet sepse ndikimi i një lajmi te një person tjetër mund të jetë shumë i madh dhe sigurisht që s’është etike që të shpërndajmë lajme që nuk e kemi idene çfarë janë ose i kemi kuptuar gabim. Por ku mund të lexojmë? Lajme net po postohen në pafund sajte, por duhet të dimë edhe ku të lexojmë apo kujt t’i besojmë. Top Channel do të ishte një mundësi. Atje mund të gjeni jo vetëm lajmet net nga vendi, por edhe gjithçka nga rajoni e bota. Një tjetër sugjerim do të ishte Ora News, kurse për pjesën e sportit, sigurisht që Eduasportin. Qëndroni çdo ditë të mirë informuar dhe selektivë!

Pse duhet t’i lexojmë lajmet net?
Nëse lexojmë lajmet net do të jemi të informuar për situatën politike, ekonomike, sportive, kulturore e tregëtare të vendit tonë. Në këtë mënyrë jo vetëm që do të jemi në dijeni të çdo gjëje që po ndodh rreth nesh, por edhe do të jemi të aftë të marrim pjesë në biseda të ndryshme. Përveç kësaj, secili nga ne ka detyrën morale dhe shoqërore të ndihmojë në zhvillimin e vendit. Por si mund ta bëjmë këtë gjë nëse nuk dimë ç’po ndodh me të? Lajmet net, pra lajmet e gazetat nuk përmbajnë vetëm informacion, por edhe njohuri. Leximi nuk është asnjëherë i gabuar, prandaj përpiquni ta ktheni në zakon, do jeni qytetarë më të mirë. Një pikë tjetër që ia vlen të permendet: gazetat serioze dhe prestigjioze kanë të punësuar gazetarë shumë të mirë e të kualifikuar. Para se të shkruajnë diçka, ata hulumtojnë dhe japin mendime intelektuale. Pra nëse ka psh protesta të ndryshme në vend apo botë, kriza ekonomike, probleme gjinore, fetare, etj, etj, gazetat mund të na bëjnë të jemi pjesë të një kauze të duhur, mund të na ndihmojmë të bëjmë diçka të mirë për shoqërinë në të cilën jetojmë. Një gjë tjetër pozitive që vjen në mënyrë indirekte nga lajmet net është edhe pasurimi i fjalorit dhe përmirësimi i gramatikës. Në gazeta, TV apo portale serioze, të gjithë shkruajnë sipas drejtshkrimit dhe si pasojë mund të mësoni fjalë apo rregulla që nuk i keni ditur për gjuhën Shqipe. Në një kohë ku nëpër celulare e media sociale shumica shkruan fjalë si “flm” e “klb”, një gazetë apo lajm në ditë do na shërbente të gjithëve.