Ora News lajmet e fundit

09 Shtator 2019

Ora News lajmet e fundit mund të ndiqni çdo ditë që nga orët e para të mëngjesit e deri në orët e vona të mbrëmjes.

Cfarë ju ofron Ora News:

Që nga lajmet më të fundit e kryesore, opinione për çeshtje të ndryshme nga vendi e bota, sporti, showbizi e shëndeti gjithashtu sepse përvec është nga televizionet më të ndjekura dhe preferuara për lajmet, gjithcka e gjeni edhe në sajtin e tyre në internet. Ora News lajmet e fundit nuk përmban vetëm informacion, por edhe njohuri të ndryshme.  Leximi nuk është asnjëherë i gabuar, prandaj përpiquni ta ktheni në zakon sepse kështu do jeni edhe qytetarë më të mirë. Të gjitha këto mund t’i lexoni në çdo orë në Ora news vetëm me një prekje apo klikim në celularin e kompjuterin tuaj. Në një kohë ku informacioni dhe lajmi vjen nga çdo anë, është bërë goxha e vështirë të jesh seleksionues. Hyn në Facebook dhe të ulet humori nga diçka, lexon lloj-lloj lajmeshdhe përfundon duke haxhuar minuta apo orë të tëra me gjëra që nuk të shërbejnë. Diçka tjetër shqetësuese është që interneti u ka dhënë të gjithëve fuqinë dhe vetëbesimin “e frikshëm” të bëhen gazetarë dhe të shkruajnë e shpërndajnë lajme, qofshin këto edhe të rreme sepse askush nuk merr mundimin t’i kontrollojë. Pra përveç se nuk lexojmë lajme nga profesionistë, mund të lexojmë edhe gënjeshtra që nuk na hyjnë fare në punë. Për këtë arsye duhet të jeni të kujdesshëm ku dhe çfarë lexoni dhe Ora News lajmet e fundit ju ofron kualitetin dhe shpejtësinë që ju nevojitet.
Siç e thamë edhe më lart, është mirë të lexosh, por akoma më mirë të zgjedhësh. Në ditët e sotme të gjithë e kanë kohën e shtrenjtë për shkak të shkollës, punës apo angazhimeve të tjera të ndryshme. Kështu që do ishte mirë që kur lexojnë nga Ora News lajmet e fundit e jo vetëm , të eleminojnë lajmet e thashethemeve apo krimeve sepse nuk u shërbejnë për asgjë. Mund të eleminojnë edhe reklama të ndryshme, atikuj politikë në rast se nuk kanë ndonjë gjë pozitive apo premtuese për të përcjellë. Nëse jeni më shumë të interesuar për të rejat e ditës nga bota, ju sugjerojmë të lexoni nga CNN, New York Times, Fox News, NBC News, Washington Post, The Guardian dhe BBC News. Nëse jeni të interesuar për të rejat e ditës nga vendi, ju këshillojmë Top Channel, News 24, Ora News. Nëse e doni sportin po aq sa edhe ne, Eduasportin është gjithmonë pranë jush me lajmet më të fundit si dhe rezultatet live nga vendi e bota gjithashtu.

Ja dy nga lajmet më pikante të këtyre ditëve:
“Gabimi me himnin e Shqipërisë, mediat francize zbulojnë arsyen: Takimi i grupin H kualifikues të Euro 2020 mes Francës dhe Shqipërisë nisi me një skandal të vërtetë. Teksa ekipi kuqezi ishte rreshtuar për të kënduar himnin e flamurit, veprim që ndodh gjithmonë përpara një takimi ndërkombëtar, organizatorët ngatërruar muzikë, ku në sfond u lëshua himni i Andorrës. Një gabim trashanik ky nga ana e francëzëve, me mediat në këtë vend që kanë zbuluar edhe arsyen. Sipas tyre, në email e Federatës Franceze të Futbollit kanë mbërritur dy himnet e Shqipërisë dhe Andorrës, kundërshtari i Francës më 10 shtator. E mesa duhet kjo ka qënë edhe arsyeja e ngatërrimit të organizatorëve, që e shtynë më 7 minuta nisjen e takimit. Por, jo vetëm kaq. Spikeri i stadiumit kërkoi ndjesë për gabimin, të cilin e shoqëroi me fjalë tepër të papërshtatshme. Në fjalën e tij, ai i kërkoi falje Armenisë, duke revoltuar jo pak tifozët kuqezi në shkallët e stadiumit. Dueli i zhvilluar në “Stade de France” u mbyll me shifrat e thella 4-1 në favor të kampionëve të Botës.”, shkruan Ora News.

“I kërkoi largimin nga kombëtarja, Mavraj ‘thumbon’ Rudi Vatën me veprimin e fundit: Kombëtarja shqiptare pësoi një humbje me shifrat 4-1, mbrëmjen e djeshme në “Stade de France” kundër Francës, duke ngjallur reagime të shumta nga specialistët dhe tifozët e futbollit në vend. Një prej kritikëve të shumtë të kuqezinjve është edhe ish-lojtari i kombëtares, Rudi Vata. Ish-sulmuesi u shpreh se ekipi po kalon një moment delikat, teksa kërkoi që kapiteni, Mërgim Mavraj të largohet, pasi koha e tij në kombëtare ka përfunduar. Një deklaratë që ka gjetur menjëherë reagimin nga ana e mbrojtësit. Përmes një ‘Instastory’, 33 vjeçari ka “thumbuar” Vatën, teksa ka publikuar një foto të ish-mesfushorit të kombëtares, Fatmir Vata, me mbishkrimin: “Unë vetëm një Vata njoh”. Koment i hidhur ky, që pritet të gjej reagimin e radhës nga ana e Vatës.”, shkruan Ora News.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan