Pse shohim kaq shumë negativitet në lajmet e fundit?

15 Qershor 2019

Edhe nëse situata nëpër Botë nuk është aq keq, ne do mendojmë se është sepse ka kaq shumë negativitet në lajmet e funditsa s’ka se çfarë të besojmë tjetër.  

Pse media e ekzagjeron çdo gjë? 

Cdo ditë nëpër lajmet e funditlexojmë histori për luftëra, terrorizëm, krime, ndotje të ajrit, ujit, pabarazi, abuzime me drogën, kriza ekonomike, sëmundje, etj, etj. Kjo sepse sigurisht që lajmet janë për gjëra që kanë ndodhur, jo ato që mund të ndodhin. Përveç kësaj, lajmet duhet të jenë ose shumë interesante ose shumë dramatike që të shiten. Por imagjinojeni sikur gazetat apo lajmet të shkruheshin një herë në disa muaj apo një herë në vit sesa produktive do ishin. Në këtë rast imagjinar, lajmet e fundits’do kishin vend për informacione boshe, skandale të kota politike apo thashetheme shoubizi, por do ishin shumë cilësore dhe të mirëmenduara. Ndoshta në rastin më të mirë, lajmet e funditnuk do ishin kaq të ekzagjeruara e negative sepse çdo faqe do zgjidhej me kujdes për nga rëndësia. 

Pasojat e lajmeve negative janë negative 

Një pjesë jo e vogël e njerëzve besojnë verbërisht te lajmet dhe nëse shumicën e rasteve këto të fundit rezultojnë të jenë negative, atëherë sigurisht që kjo do të ndikojë në stilin e tyre të jetesës. Për shembull: nëse dy pleq që jetojnë vetëm dhe i kanë fëmijët, nipërit e mbesat në një qytet tjetër apo jashtë shtetit, lexojnë apo shikojnë që çdo ditë lajmet e funditflasin për vrasje e vjedhje, sigurisht që do shqetësohen dhe do jetojnë me ankth. Nëse familjet në Amerikë le të themi, lexojnë lajmet për Isis dhe terroret e tyre, sigurisht që do të jenë në panik se mos i ndodh diçka vetë atyre, familjarëve apo shtetit nga dita në ditë. Me pak fjalë, lexuesit janë në mënyrë figurative si fëmijë të vegjël që besojnë çdo gjë që u thonë prindërit dhe ç’është e vërteta, nuk kanë fare faj. Nëse gazeta apo portale prestigjioze shkruajnë në këtë mënyrë dhe i ekzagjerojnë lajmet në mënyrë që t’i shesin në masë, nuk kanë faj njerëzit që  u besojnë. 
Prandaj lexoni lajme, por jo çdo gjë që ju del para. Besojini ato që shkruhen nëlajmet e fundit, por jo verbërisht. Merrni informacionet që ju duhen, por jo që në mëngjes që mos ju prishet dita pa filluar mirë akoma. Jini qytetarë të mirë dhe të informuar, por mos e prishni stilin tuaj të jetesës dhe mos lejoni lajmet t’ju ndryshojnë humorin.