Pse studentët duhet të lexojnë lajme nga bota sot

04 Qershor 2019

Leximi i lajmeve është i domosdoshëm dhe pozitiv për të gjithë, por sidomos për studentët.

Pse duhet të jenë të informuar nga bota sot lajme?

Së pari, shumë informacione që mund tëpërfshijnë çeshtje aktuale, politike, shkencore, teknologjike, edukuese, shëndetësore,sportive, industriale, etj, etj, mund të gjenden pikërisht duke lexuar nga bota sot lajme. Së dyti, të dhëna të rëndësishme,reklama, mundësi kursesh, trajtimesh apo pune mund të gjenden nëpër gazeta apoportale për studentët që janë lexues të rregullt të bota sot lajme. Së treti, leximi i gazetave përmirësonautomatikisht aftësitë gjuhësore të studentëve. Nëse informacioni merret nga njëburim i besuar, atëherë artikujt shkruhen nga gazetarë profesionistë. Atanormalisht që dinë si ta përdorin gjuhën si një mjet efikas për shprehje dhekomunikim. Në këtë mënyrë, nëse studentët janë të vëmendshëm, gjuha dheshprehjet e tyre pasurohen dhe bëhen më të përpikta e më ekspresive. Së katërti,zhvillohet të menduarit kritik. Kur bëhet fjalë për histori apo situatakritike, gazetarët bëjnë më shumë sesa mbulim të çeshtjeve. Ata i ofrojnëlexuesve njohuri shtesë në mënyrë që këta të fundit të kenë mundësi të formojnëvetë opinionin e tyre dhe jo të ndikohen nga mendimi i personit që shkruan. Sëpesti, fjalëkryqet dhe humori. Kjo i ndihmon studentët sepse e rafinon humorine tyre dhe i bën të mendojnë apo kërkojnë për të zgjidhur pyetje të ndryshme. Nëkëtë mënyrë, përveç se argëtohen, mësojnë edhe shumë gjëra të reja që ndoshtamund të mos i dinin apo mund të mos i kishin dëgjuar kurrë më pare. Së fundmi,lajmet zgjerojnë mendësinë e studentëve. Ata nuk kufizohen vetëm te lajmet apotë rejat lokale, por interesohen dhe informohen edhe për bota sot lajme.  Në këtë mënyrësigurisht që ndihmojnë në zhvillimin e komunitetit duke u bërë qytetarë më tëmire.

Cfarë duhet shmangur?

Eshtë mirë të lexosh, por akoma më mirë të zgjedhësh. Studentët supozohet që nuk kanë shumë kohë për shkak të shkollës, punës apo angazhimeve të tjera të ndryshme. Kështu që do ishte mirë që kur lexojnë nga bota sot lajme, të eleminojnë lajmet e thashethemeve apo krimeve sepse nuk u shërbejnë për asgjë.  Mund të eleminojnë edhe reklama të ndryshme, atikuj politikë në rast se nuk kanë ndonjë gjë pozitive apo premtuese për të përcjellë.

Duhet pasur parasysh që nëse preferoni të lexoni gazeta, duhet të mbani një palë gërshërë dhe stilolaps gjithmonë në çantë. Mund të ketë ndonjë njoftim pune apo lajm të rëndësishëm që nuk doni ta humbisni. Lexoni, zgjerojini dijet, përmirësoni mënyrën e të folurit dhe bëhuni qytetarë të mirë!