RTK live lajmet është një nga tog fjalëshat më të kërkuar jo vetëm në Kosovë, por edhe në vendin tonë. Disa nga lajmet më të rëndësishme të rtk live lajmet për sot janë këto:
Basketbollisti boshnjak rikthehet në Prishtinë
KB Prishtina ka bërë goditjen e radhës, kështu shkruan rtk live lajmet.
Tashmë kjo skuadër është përforcuar me qendrën boshnjake, Fahro Alihodric.Kujtojmë se Alihodric ishte transferuar edhe një vit më parë te Prishtina por ishte lënduar në fazën përgatitore dhe nuk kishte mundur të bënte as një paraqitje.
Njoftimi: Rikthehet bisha Alihodzic
Fahro Alihodzic është rikthyer në shtëpinë e Kampionëve pasi fatkeqësisht vitin e kaluar në fillim të sezonit pati një lëndim dhe nuk e pati fatin që të parqitet në shtëpinë e Kampionëve
Qendra 208 cm e gjatë, njihet për lojë fizike nën kosh, ku arma e tij më e fortë është mbrojtja, e cila do t’i jep mjaft siguri ekipit.
Alihodzic ka qenë pjesë e disa ekipeve, duke filluar nga Amerika, ku ishte pjesë e disa kolegjeve si, Fordham, Southeastern Iowa CC, si dhe UAB. Në kolegje pati paraqitje mjaft të mira. Karrierën si profesionist e nisi në Hungari tek dyherë kampioni, Kaposvari. Shumicën e karrierës së tij e kaloi në Greqi tek skuadrat Rethymno, Promitheas Patras e Panionis. Një edicion luajti edhe në Estudiantes Concordias të Argjentinës, kurse së fundi mbrojti ngjyrat e skuadrës nga Superliga e Belgjikës, Leuven Bears.
Një lajm tjetër nga rtk live lajmet është ai i Granit Xhakak, i cili ia ka dedikuar fitoren ndaj Newcastle, bashkë-lojtarëve Sead Kolasinac dhe Mesut Ozil. Të dy lojtarët munguan të shtunën, pasi të dy kishin një problem në jetë e tyre të përditshme.“E dimë historinë për Sead dhe Mesut. Nuk është e lehtë për ta ose për familjet e tyre. U munduam të bëjmë më të mirën dhe të fitojmë”, deklaroi ai.Ai foli edhe për ndeshjen ndaj Newcastle dhe tha se është i lumtur me fitoren.“Është gjithmonë mirë të fitosh, sidomos kur je mysafir. Ishte ndeshje e vështirë. Në pjesë e parë të dy klubet ishim duke u mbrojtur duke mos pasur shumë shanse për të shënuar. Në pjesën e dytë, në mendimin tim, ishim skuadër më e mirë. Jemi të lumtur që i fituam tri pikë”, përfundoi Xhaka.
Bullgaria, fituese e Europianit të organizuar në Kosovë
Bullgaria është shpallur kampione e Kampionatit Evropian, Divizioni B, për femra U20, që për tetë ditë me radhë u mbajt në Prishtinë. Ky është një tjetër shkrim nga rtk live lajmet. 12 kombëtare luftuan nga fillimi, derisa në fund ishin vashat bullgare ato që triumfuan, duke mundur në finale Finlandën, në një ndeshje të jashtëzakonshme me rezultat 80:75. Finlanda e filloi mirë ndeshjen, por më pas Bullgaria u rikthye, derisa në momentet vendimtare ishte më e suksesshme dhe fitoi Evropianin në Prishtinë. Kjo ishte hera e parë që një Evropian i Divizionit B u mbajt në Prishtinë dhe u organizua për mrekulli nga Federata e Basketbollit e Kosovës. Në ceremoninë mbyllëse janë shpallur edhe më të mirët e Evropianit: Lotta Vehka-aho nga Finlanda, Holly Winterburn nga Britania e Madhe, Karina Konstatinova nga Bullgaria, Claire Melia nga Irlanda dhe Aëak Kuier nga Finlanda. Lotta Vehka-aho nga Finlanda u shpall MVP i Evropianit, derisa çmimin ia dorëzoi Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku. Medaljet për skuadrën fituese i kanë ndarë kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu dhe Wilfred Gintschel nga FIBA. Ky i fundit ka dhënë trofeun për kapitenen e Bullgarisë. Vendi i tretë i ka takuar Irlandës, që në një ndeshje fantastike ka mundur Britaninë e Madhe me rezultat 60:57. Irlandezet kishin edhe 20 pikë epërësi, por vashat e Britanisë së Madhe kanë luftuar deri në fund, edhe pse nuk arritën që të sigurojnë vendin e tretë, që njëkohësisht siguron edhe një vend në Divizionin A. Izraeli u rendit në vendin e pestë, pasi mundi Kroacinë 70:61, kurse Turqia u rendit në vendin e shtatë, duke mundur Rumaninë me rezultat 86:56. Në grupin e fundit për vendet 9-12, Ukraina e ka mundur Islandën 61:47, derisa Kosova ka pësuar nga Greqia 55:79. Ukraina u rendit e nënta, Islanda e dhjeta, Greqia e 11-ta dhe Kosova e 12-ta. Ky Evropian ka qenë një përvojë shumë e mirë për vashat e Kosovës, që kanë një moshë mesatare 17-vjeç, derisa gjithashtu për herë të parë Kosova U20 mori pjesë në një ngjarje madhore. Të drejtat e autorit të lajmeve të mësipërme i takojnë rtk live.