Si t’ia bëjmë që lajmet t’i marrim nga burimi i duhur?

15 Maj 2019

Lajmet dhe informacionet na vijnë nga çdo anë në ditët e sotme, prandaj duhet të dimë edhe cilit burimi t’i besojmë.
Një përbledhje e shkurtër e këtij fenomeni në vendin tonë.

Kur përmend fjalën “burim” nuk e kam fjalën për BBC, CNN,The Guardian, Fox Sports e të tjera sajte gjigante, por për lajmet në Shqipëri. Nëse tregohemirealistë dhe objektivë, na duhet ta pranojmë që gazetaria sa vjen edhe po merr“tatëpjetën”. 8 nga 10 lajmet qëdalin nga një portal flasin për pasuri VIP-ash, operacione plastike, lek,ndarje personash publikë, lidhje, muzikë, modë e shumë tema të tjera “rozë” qëtë gjithë i dimë.

I kemi harruar lajmet me problemet madhore të vendit e të njerëzve tanë, jo vetëm politike e ekonomike, por edhe shumë të tjera. I kemi harruar lajmet e arsimit, shëndetësisë, fëmijëve, të rinjve, të moshuarve, talenteve, etj…
Pikërisht për këto arsye dhe jo vetëm, duhet të dimë ku t’i lexojmë lajmet dhe t’i vendosim vetes qëllim të marrim vetëm informacione me vlerë e jo thashetheme bosh. Sigurisht që ndonjëherë edhe kuriozohemi dhe duam të dimë më shumë rreth artistëve tanë të preferuar, por ç’na hyn në xhep sa lek i kanë blerë këpucët apo sa kushton dhoma në të cilën kanë fjetur për pushime? Seriozisht, çfarë të bëjmë me këto informacione që disa portale na “servirin” çdo ditë? Janë bërë titujt e artikujve si Quiz-e: “Gjejeni me kë ka qenë duke darkuar dje X artist?”, “Sa ka kushtuar makina që Y futobllist i ka blerë të dashurës së tij bukuroshe?”, etj… Mbeten të na vendosin alternativat poshtë edhe ne të qarkojmë sepse vetëm lajme që nuk mund t’i themi këtyre lloj shkrimesh.
Si ta kuptoni që jemi në sajtin e duhur:

Para se të lexoni, shikoni se kush i ka shkruar apo datën në të cilën janë postuar lajmet. Në këtë mënyrë jeni ju ata që vendosni nëse doni t’i merrni ato informacione apo jo. Së dyti shikoni burimin nga i cili sajti është bazuar për lajmet që do lexoni. Sajtet serioze gjithmonë e ndajnë me lexuesin këtë gjë. Së treti shikoni domain-in e sajtit. Zakonisht .edu janë për arsimin, .org janë për organizatat, .com apo .al mund të jenë shumica e faqeve nga mund t’i lexoni lajmet në vendin tonë. Së fundmi shikoni mënyrën e të shkruarit. Nuk mund të pretendoni që një sajt është serioz nëse ka punësuar gazetarë që nuk dinë të shkruajnë ende Shqip.

Nëse doni të informoheni për lajmet nga vendi, ne ju këshllojmë Top Channel. Nga bota ju këshillojmë News 24, për showbizz hidhini një sy revistës Anabel dhe për sport, sigurisht që Eduasportin. Koha është shumë e shtrenjtë. Nëse ju duhet të informoheni çdo ditë për eventet apo ndodhitë rreth vendit e botës, duhet të jeni më selektivë dhe më kërkues ndaj vetes.