Sport lajmet më të fundit

26 Gusht 2019

Viti i kaluar ishte historik për sport lajmet më të fundit dhe të gjithë adhuruesit e futbollit në vecanti. Për herë të parë në një dekadë nuk pamë asnjë përballje të vetme midis dy prej lojtarëve më të përfolur, më të dashur dhe më të talentuar në Botë: Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Të gjithë titujt e gazetave apo portaleve me emrat e tyre përballë njëri-tjetrit, të gjitha shkrimet midis dy klubeve rivale më të fuqishme të El Clasico morën fund kur ylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo, vendosi të linte La Liga-n e Spanjës për t’ju bashkuar “Zonjës së Vjetër” në Serie A.

Cilët janë futbollistët më të paguar të momentit?

Lista që do lexoni më poshtë është marrë nga Forbes dhe për t’u realizuar është bërë një punë e gjatë, është folur me klube, agjentë të ndryshëm lojtarësh, sponsorizues, tregëtarë, ekspertë futbolli, sport lajmet më të fundit e shumë persona të tjerë profesionistë jo vetëm në Europë, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Renditja daton që nga qershori i vitit 2018 e deri në maj të vitit 2019 dhe është kjo:
Në vendin e 20 është 32-vjecari spanjoll i Barcelonës, Gerard Pique me $21.7M. Në janar të vitit që shkoi, Pique nënshkroi një kontratë për të qëndruar në Camp Nou deri në qershor të vitit 2022 dhe përmban një klauzolë blerje pres $600 milion. Përvec kësaj, ai është edhe president i firmës së investimeve Kosmos.
Në vendin e 19 kemi italianin 33-vjecar, Graziano Pelle. Ai e la Premier Ligën në vitin 2016 për t’ju bashkuar Shandong Luneng, duke u bërë kështu nga lojtarët më të paguar në botë. Totali është $21.7M, aspak keq…
Vendi i 18 me $21.9 zihet nga ylli i Real Madrid, 33-vjecari Sergio Ramos. Ai mbajti në maj një konferencë për shtyp për të ndaluar spekulimet e sport lajmet më të fundit se po largohej nga Reali i Madridit. Së bashku me presidentin e klubit Florentino Perez, konfirmoi se kishte marrë një ofertë nga një klub kinez, por cdo gje do vendosej pas përfundimit të kontratës me Real Madridin, në qershor të vitit 2020.
James Rodrigues me $22.1M ze vendin e 17, i udhëhequr një vend më lart nga Thiago Silva me $22.5M. Kapiteni Brazilian i Paris Saint-Germain mori në mars të këtij viti edhe nënshtetësinë franceze pas gjashtë vitesh e gjysëm pjesë e klubit kryeqytetas.
Sergio Aguero i Manchester City renditet i 15 në listë me vlerën totale prej $22.6M. Sipas sport lajmet më të fundit, sponsori i tij prej një kohe shumë të gjatë, Puma, i dhuroi yllit 31-vjecar argjentinas një pale këpucë gold për t’i veshur në raste të vecanta. E kush nuk do donte një sponsor si Puma?
I 14 vjen 32-vjecari uruguajan i Barcelonës, Luis Suarez, me $23.6M. Kontrata e tij me gjigantin e La Liga-s vazhdon deri në korrik të vitit 2021. Për të tretin sezon radhazi, ai ka qenë golashënuesi i dytë më i mirë në La Liga, pas shokut të tij të skuadrës, yllit Leo Messi.
Angel Di Maria i Paris Saint-Germain renditet në vendin e 13 me shumën totale prej $23.7M. 31-vjecari nga Argjentina e ka zgjatur kontratën e tij me francezët deri në qershor të vitit 2021.
26-vjecari egjptian, ylli i Liverpool, Mohamed Salah ze vendin e 12 në këtë listë me shumën prej $25.1M. Dy sezonet e kaluara atij i është dhënë Cmimi prestigjioz Këpuca e Artë e Premier Ligës si golashënuesi më i mirë si dhe lojtari më i mire i ligës së sezonit të shkuar. Jo shpesh here është bërë titull i gazetave dhe sport lajmet më të fundit.
Gareth Bale i Real Madrid vjen i 11 me vlerën $27.1M, pas Antoine Griezmann të Atletico Madrid me vlerën $27.7M.

A mendoni se ka ndonjë surprise në emrat që vijnë më pas? Oscar i Shanghai SIPG vjen i 9 me vlerën prej $29M dhe udhëhiqet nga Mesut Ozil i Arsenalit me vlerën prej $30.2M.
20-vjecari francez i Paris Saint-Germain që shpërtheu edhe në Kupën e Botës renditet në vendin e 7. Kylian Mbappe është në kontratë të plotë me klubin kryeqytetas deri në vitin 2020 me shumën totale prej $30.6M.
Alexis Sanchez i Manchester United renditet i 6 me vlerën prej $30.8M, prirur nga ish ylli i Barcelonës, Andres Iniesta, momentalisht pjesë e klubit Vissel Kobe me vlerën $32.5M.
Ylli 26-vjecar I Manchester United, Paul Pogba vjen në vendin e 4-rt me vlerën prej $33M.
Treshja më e paguar në Botë vazhdojnë të jenë Neymar Jr. i Paris Saint-Germain me $105M, Cristiano Ronaldo tashmë i Juventus me vlerën prej $109M dhe Lionel Messi i Barcelonës me plot $127M.
Shuma të cmendura? Po, të gjithë e dimë.  Talente të jashtëzakonshme? Po, edhe këtë e dimë të gjithë…

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan