T’i lexosh apo jo lajmet, kjo është çeshtja…

15 Qershor 2019

Shumë njerëz e kanë si rutinë t’i lexojnë lajmet në mëngjes, shumë të tjerë nuk mund të ndalojnë gjatë gjithë ditës dhe një pjesë mendojnë se është më mirë të mos i lexosh fare. 

Dicka nuk shkon siç duhet 

Jeta është bërë shumë e shpejtë, kaotike, plot zhvillim, lëvizje, ngjarje të ndryshme dhe marrja e informacionit nga lajmetështë kthyer në domosdoshmëri jo vetëm për punë, por edhe për zhvillim e njohuri personale. Jemi qytetarë të kësaj bote dhe si të tillë na lind detyra të jemi të informuar. Por jo rrallë herë na ndodh të stresohemi, mërzitemi apo të ndjejmë nevojën që duhet t’i lexojmë lajmet sepse mund të humbasim diçka shumë të rëndësishme. Jo rrallë herë stresohemi në mëngjes sepse marrim negativitet nga lajmetrreth krimeve, politikës, fesë, etj, etj. Jo rrallë herë na shkon dita ters për shkak të gjithë këtyre fjalëve që hyjnë në kokën tonë që në orët e para të mëngjesit. Jo rrallë herë shpërqëndrohemi nga puna, familja apo përgjegjësitë e ditës për shkak të tyre. Jo rrallë herë ndihemi të prekur në një farë mënyre nga lajmetdhe futemi në mendime të thella. Përveç të tjerash, jo rrallë herë nevrikosemi nga qindra reklama apo shkrime boshe për personat e famshëm, lekët, makinat, gratë, burrat, dashnoret apo veshjet e tyre. Dhe së fundmi, jo rrallë here na ik një pjesë e mirë dhe e vlefshme e kohës duke lexuar thatësira pa vlerë. 

Si t’i balancojmë gjërat? 

Nëse bëni pjesë te grupi i njerëzve që i lexojnë lajmetnë mëngjes, do ishte më mire për ju ta ndryshonit këtë rutinë dhe t’i lexoni në një pjesë tjetër të ditës. Përvec kësaj, të gjithë duhet të përpiqemi të lexojmë gjëra që vërtet na duhen dhe është mirë t’i dimë dhe t’i elemonijmë lajmetqë nuk kanë lidhje me ne. Së treti, duhet t’i vendosim vetes disa kufij: sa duhet të lexojmë, kur duhet të lexojmë, a duhet t’i përjetojmë ngjarjet aq shumë apo jo, etj, etj. Pra si ta bëjmë këtë proces sa më përfitues e aspak të dëmshëm për stilin tonë të jetesës. Së katërti, të përdorim ndonjë aplikacion apo tool që ndalon reklamat. Ato shumë herë na shpërqëndrojnë dhe na marrin shumë kohë. Së fundmi, po jo më pak e rëndësishme, të dimë ku të lexojmë. Tani, falë epokës (jo edhe aq) të ndritur të internetit, të gjithë po hapin portale dhe po bëhen gazetarë. Lexoni nga gazeta apo sajte të mëdha, serioze e prestigjioze. Vetëm në atë mënyrë e dini që lajmetjanë të vërteta dhe i ka shkruar një person i kualifikuar për atë punë.