Beckham bëhet aksionar i Salford Cityt

23 Janar 2019

Ish-ylli i Manchester United, David Beckham, i është bashkuar kolegëve të tij të vjetër në bordin e klubit nga Liga Kombëtare angleze, Salford City.

Gary Neville e udhëhoqi konferencën për shtyp të mërkurën duke konfirmaur se Bekcham do të marrë 10 për qind të aksioneve të klubit, njëjtë sikurse lojtarët tjerë nga periudha e artë e Unitedit.

Biznesmeni nga Singapori, Peter Lim, mbetet aksionari më i madh në klub me 40 për qind.

“Ne kemi dashur që të konfirmojmë vet këtë informacion”.

“Ne e dimë procesin nëpër të cilin op kalojmë dhe shpersojmë se do të kemi pranueshmëri. David do të jetë në një ndeshje në mundësinë më të shpejt të mundshme derisa FA t’i kryejë procedurat”.

“Nuk e dimë sa do të zgjasë kjo. Ne kemi aplikuar sot. FA po e sheh dokumentacionin sot. David ka nënshkruar të gjitha dokumentet por duhet të hyjë në procedura për t’u bërë pronësia e duhur”, u shpreh Neville.

Salford City are delighted to announce that David Beckham has acquired shares in the club, subject to FA approval.#WeAreSalford ?? pic.twitter.com/yA4ypdIPo5

— Salford City FC (@SalfordCityFC) January 23, 2019

Ish-futbollisti 43 vjeçar tashmë është i përfshirë në futboll në pronësi në SHBA, ku ka blerë aksione në klubin Inter Miami që do të fillojë të luajë në MLS në vitin 2020.

“Është klub i veçantë për mua dhe grup njerëzish të veçantë. Vitet e mia të hershme në Mançester u kaluan të gjitha në Salford. Unë jam rritur këtu në shumë forma dhe jam i kënaqur që po u bashkohem djemve në këtë klub të mrekullueshëm”, u shpreh vet Beckham.

Edhe Giggs, Scholes, BUtt dhe Neville janë pejsë e klubit Salford City që nga viti 2014.

Salfrod City në tri sezonet e fundit është promovuar në kampionate të ndryshme dhe tash po kërkon kategorinë e katërt të futbollit anglez. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan