Etiketimi i pafalshëm për shqiptarët, aziatikët e bëjnë bozë

Arritjet e Kombëtares së Shqipërisë kanë zënë vend dhe në mediet e huaja. Përveç Evropës, një tjetër kontinent që po pasqyron dhe vlerëson ekipin shqiptar është Azia. Mediet aziatike kanë folur për trajnerin Christian Panucci dhe arritjet e Shqipërisë në vitet e fundit. Ata na vendosin dhe një epitet të bukur, “xhuxhët”, por ndërkohë bëjnë një gafë të pafalshme, na bëjnë pjesë të Jugosllavisë.

“Përveç Islandës, një vend tjetër “xhuxh” që po përparon gjithashtu është Shqipëria. Cili është progresi i këtij vendi të brishtë nga Jugosllavia?  Pjesëmarrja në Kampionatin Evropian 2016, debutimi i tyre në një turne ndërkombëtar të një niveli kaq të lartë është përgjigjja. Skuadra shqiptare nuk arriti të kualifikohet për Botërorin e Rusisë, por ka një potencial të lartë”, – shkruajnë fillimisht ata. Pavarësisht se distanca gjeografike është e largët dhe fakti që ata nuk janë në dijeni të realitetit të Shqipërisë, një gafë e tillë nuk mund të pranohet, pasi askush nuk mund të justifikojë etiketimin si jugosllav dhe ta quajë Shqipërinë si pjesë të ish-Jugosllavisë, e turpshme!

Më tej, shkrimi i “Footbal tribe” tregon për lojtarët që janë më në zë të Shqipërisë dhe kanë të ardhme duke luajtur në Ligat më të forta të Evropës.  “Disa lojtarë kryesorë të Kombëtares shqiptare edhe sot janë duke luftuar në Evropë, si Elseid Hysaj (Napoli), Taulant Xhaka (Basel), dhe Armando Sadiku (Levante). Sidomos në sektorin e portierit, ata kanë dy portierë cilësorë në Serie A, Etrit Berisha (Atalanta) dhe Thomas Strakosha (Lazio)”, – shkruajnë ata. /EDS

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan