10 futbollistët më të paguar të Ligue 1

Kampionati francez i futbollit, Ligue 1, në sezonin e fundit ka marrë një vëmendje më të madhe për shkak të investimeve të jashtëzakonshme  të bëra nga klubi i PSG-së. Parisienët thyhen rekordin e blerjes së futbollistit më të shtrenjtë të botës, duke paguar për brazilianin 222 mln euro te klubi i Barcelonës.

Por ata gjithashtu kanë bërë investime të tjera duke afruar yje, me qëllimin e vetëm për të shkëlqyer në Ligën e Kampioneve.  PSG-ja dominon listën e 10 më të paguarve.

Gazeta franceze “L’Equipe” ka bërë një renditje të 10 futbollistëve të cilët paguhen më shumë në Ligue 1. Dhe shifrat janë më të vërtetë të jashtëzakonshme. Por duhet thënë se shifrat janë bruto dhe mbahen edhe taksat nga shteti francez.

Renditja

Dani Alves (PSG) 700.000€

Radamel Falcao (Mónaco) 750.000€ 

Javier Pastore (PSG) 770.000€

Thiago Motta (PSG) 875.000€

Marquinhos (PSG) 1,12 mil €

Ángel Di María (PSG) 1,12 mil €

Thiago Silva (PSG) 1,33 mil €

Kylian Mbappé (PSG) 1,5 mil €

Edinson Cavani (PSG) 1,54 mil €

Neymar (PSG) 3,06 mil €

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan