REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote

10 klubet evropiane që shpenzojnë më shumë për rrogat

14 Nëntor 2017 14:36

Nga sezoni në sezon shifrat që futbollistët përfitojnë me klubet e tyre rriten edhe më shumë.

Viti i fundit futbollistik ka sjellë transferime me shifra stratosferike, të cilat gjithashtu janë shoqëruar me rroga shumë të larta për yjet e ekipit.

Por ky trend ka disa vite në rritje.

Të mbështetur nga sponsorë të fuqishëm, klubet bëjnë blerje të mëdha me qëllimin për të realizuar ambiciet e tyre.

Konkurrenca bëhet më e fortë, në fushë dhe në merkato e kjo sjell edhe oferta të çmednura me qëllim për të joshur yjet e këtij sporti për t’u bashkuar me ekipin.

Më poshtë është renditja (nga 1 deri në 10) e 10 klubeve që paguajnë më shumë për rrogat e futbollistëve dhe 10 futbollistët më të paguar të Evropës.

  1. Paris Saint-Germain

Shuma e paguar për rrogat: 279 milionë sterlina

Më i paguari: Neymar me 537,000 sterlina në javë

  1. Barcelona

Shuma e paguar për rrogat: 264 milionë sterlina

Më i paguari: Lionel Messi me 500,000- sterlina në javë

  1. Manchester United

Shuma e paguar për rrogat: 264 milionë sterlina

Më i paguari: Paul Pogba, 290,000 sterlina në javë

  1. Chelsea

Shuma e paguar për rrogat: 250 milionë sterlina

Më i paguari: Eden Hazard, 200,000 sterlina në javë

  1. Manchester City

Shuma e paguar për rrogat 244 milionë sterlina

Më i paguari: Sergio Aguero, 220,000 në javë

  1. Real Madrid

Shuma e paguar për rrogat: 240 milionë euro

Më i paguari: Cristiano Ronaldo, 365,000 në javë

  1. Bayern Munich

Shuma e paguar për rrogat: 235 milionë sterlina

Më i paguari: Robert Lewandowski, 160,000 sterlina në javë

  1. Arsenal

Shuma e paguar për rrogat: 210 milionë sterlina

Më të paguarit: Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez me nga 150,000 sterlina në javë

  1. Liverpool

Shuma e paguar për rrogat: 210 milionë sterlina

Më i paguari: Philippe Coutinho, 200,000 sterlina në javë

  1. Juventus

Shuma e paguar për rrogat: 150 milionë sterlina

Më i paguari: Gonzalo Higuain, 130,000 sterlina në javë

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Fiton edhe Crotone e Ajetit, por shqiptari ishte në stol

Çmendet Quagliarella, thyen i vetëm Fiorentina-n

21 Janar 2018 17:06

Sampdoria e nisi vitin 2018 me fitore duke mposhtur 3-1 Fiorentina-n në “Luigi Ferraris” me tripletën e Quagliarella. Me këtë sukses të besuarit e Marco Giampaolo u ngjitën në kuotën e 33 pikëve në vend të gjashtë pas 20 ndeshjesh. Ish-ylli i Juventusit, Fabio Quagliarella zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer duke realizuar tre gola.

Fillimisht ai i kaloi vendasit në avantazh kur u mbush gjysmë ore lojë pas asisit të Ramirez. 45’ minutat e para u mbyllën me avantazhin minimal, ndërsa në të dytën Sampdoria shënoi edhe dy herë të tjera me 34-vjeçarin. Brenda 8’ minutash Quagliarella realizoi dy gola mjaft të bukur duke e vendosur në kasafortë fitoren (60’, 68’). Në fund Fiore shënoi golin e nderit me anë të Sanchez pas asisit të ish-milanistit Saponara (80’).

Në ndeshjet e tjera Sassuolo barazoi 1-1 me Torino-n në shtëpi, me të njëjtin rezultat përfundoi edhe takim mes Udinese dhe Spal, ndërsa Crotone e Ajetit shkatërroi 3-0 në transfertë Verona-n. Mbrojtësi i kombëtares nuk u preferua për këtë takim, duke e ndejkur ndeshjen nga stoli. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Qendërmbrojtësi vlonjat nuk gjen më hapësira në ekip

Luftëtari plotëson çdo repart, gati largimi në mbrojtje

21 Janar 2018 17:03

Luftëtari bëri disa prurje gjatë merkatos së janarit, duke përforcuar të gjithë repartet ku kishin boshllëqe gjatë fazës së parë. Por, numri i futbollistëve tashmë ka kaluar shifrën 25, kështu që klubi është i detyruar që të bëjë disa largime.

Përveçse ka huazuar disa lojtarë në Kategorinë e Parë, tashmë pret që të heq nga grupi edhe një tjetër emër, të cilin e kanë në pronësi. Valdo Zeqaj, i afruar gjatë merkatos së verës, tashmë nuk po gjen hapësira në ekip.

Kështu, klubi është duke kërkuar skuadër në elitë për ta dhënë “borxh” për pjesën e mbetur të kampionatit. Pritet që në ditët në vijim të vijë dhe zyrtarizimi i vlonjatit, i cili dëshiron të mbetet pjesë e elitës. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Asnjë pilot për sezonin 2018

E çuditshme, një kontinent mungon në F1

21 Janar 2018 16:31

“Momentalisht nuk është gati asnjë pilot amerikan për sezonin e ri të Formula 1”. Fraza e shprehur një javë më parë nga Gunther Steiner, drejtues në ekipin Haas, ka provokuar reagime të ndryshme në SHBA.

Nuk kanë munguar kritikat për fjalët e të parit të kësaj skuderie, i cili shprehu gjithashtu se nuk ka mundur që të gjejë një amerikan që është në lartësinë e duhur për ta pasur në skuderinë e tij.

Në mbrojtje të pilotëve amerikanë ka dalë në mbrojtje piloti i IndyCar, Sebastian Bourdais. Nuk është amerikan, por ka eksperiencë të gjatë në SHBA dhe ka provuar që të bëjë hapin e madh në Formula 1 pa pasur suksese të rëndësishëm. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Kandidati për postin e presidentit të FSHF thekson se drejtësia është prioritet për të

Gara për kreun e FSHF, Fino: Mëkat që disa figura të sportit janë keqpërdorur

21 Janar 2018 16:17

Kandidati për president në Federatën Shqiptare të Futbollit, Bashkimi Fino, ka reguar nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare në “Facebook” për çështjen e shoqatave fantazmë. Deputeti thotë se i vjen keq që disa figura të njohura të futbollit janë përdorur nga institucion që drejton futbollin në vend.

“Pastërtia dhe drejtësia në futboll është pika më kryesore e platformës sime. Më vjen keq që për kaq vite është abuzuar me ilegalitet dhe shoqata fantazmë. Më vjen keq që për kaq vite është mashtruar një komunitet i tërë futbolli. Më vjen keq që disa persona kanë pretenduar në mënyrë joligjore që janë përfaqësues të disa organizimeve që merren me fëmijët. Me të ardhmen e vendit tonë. Më vjen keq që disa figura të njohura të sportit janë keqpërdorur ligjërisht. Të gjithë këto figura të njohura të sportit kanë thënë njëzëri: - "Nuk dimë gjë për pjesën e regjistrimit dhe pjesën ligjore. Ato i ka marrë përsipër Federata". Drejtësia vonon, por nuk harron. Deri në fund, për një futboll të pastër dhe të ligjshëm”, shkruan Fino. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment