16 muaj burg dhe 9 milionë Euro gjobë për yllin e Kolumbisë

Sulmuesi i Kolumbisë Radamel Falcao doli para një gjykate në Spanjë të mërkurën për të dhënë shpjegime mbi akuzat për evazion fiskal gjatë periudhës që luante për Atletico Madrid. Falcao u shpall fajtor për mashtrim dhe deklarim të rremë të të ardhurave për vitet 2012 dhe 2013 dhe gjithashtu për mashtrim pë të ardhurat nga të drejtat e imazhit.

Për këto shkelje ai u dënua me 16 muaj burg dhe një gjobë prej 9 milionë Eurosh. Por gjithsesi, kolumbiani nuk do të përfundojë prapa hekurave sepse ligjet spanjolle parashikojnë me detyrim një gjë të tillë vetëm nëse dënimi i dhënë është mbi 2 vjet heqje lirie.

Por meqë përfaqësuesit e lojtarit pranuan menjëherë pagesën e gjobës, dënimi për burg u shfuqizua që brenda sallës së gjyqit. Shmangia e burgimit është një lehtësim i madh për kolumbianin i cili brenda pak ditësh do të bashkohet me kombëtaren e tij për të luajtur në Kupën e Botës.

Falcao nuk është i pari dhe me shumë mundësi nuk do të jetë as i fundit që akuzohet dhe dënohet për evazion fiscal. Zyra fiskale e Madridit ka denoncuar disa lojtarë të Real Madrid për evazion fiskal, pa përmendur yjet Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi.

Mes emrave më të njohur listohen Xabi Alonso, Ángel Di María dhe Ricardo Carvalho, si dhe së fundmi Modric, Marcelo por edhe Mourinho./EDS/

****************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com apo edhe riprodhimi i lajmit pa autorizimin tonë. Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan