162 $ në sekondë, LeBron bëhet miliarder te Lakers

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
7 Shtator 2018 20:51

LeBron James ka arsye për të qeshur dhe shumë madje. Kalimi i tij nga Cleveland Cavaliers te Los Angeles Lakers ka qenë lajmi më sensacional i vitit në basketbollin botëror dhe NBA në veçanti. Por kjo jo vetëm sepse ai që konsiderohet si lojtari më i mirë i brezit të tij - e ndoshta gjithë historisë së bashketbollit – la një skuadër pretendente për një skuadër që kërkon të rikthehet në majë.

Një arsye shumë e mirë që çoi James të refuzonte qendrimin me Cleveland ku do të fitonte 35,6 milionë dollarë ishte se te Lakers do të sigurojë plot 153,3 milionë dollarë. Rrjeti amerikan ESPN ka bërë edhe një llogaritje se sa do të fitojë amerikani në katër vitet që do të mbajë veshur uniformën e verdhë dhe të purpurt.

Nga  153 312 846 milionë dollarë që do të kalojnë në llogarinë e tij pë katër vitet e ardhshme, James do të sigurojë 38,3 milionë për sezon, ose 467 000 për ndeshje, 9 700 dolarë për minutë dhe 162 dollarë për sekond.

Shifrat dalin përmes një ndarje mesatare të të ardhurave, por në fakt, në kontratën e LeBron me Lakers është parashikuar një tjetër shpërndarje e këtyre parave çdo sezon: 35,7 milionë dollarë në të parin, 37,4 milionë në të dytin, 39,2 milionë në të triton dhe 41 milionë dollarë në sezonin e katërt, kur të ketë mbushur 37 vjeç.

Por nuk është kaq shuma që James do të fitojë në këtë periudhë, pasi nëse merren në konsideratë paratë që do të përfitojë nga marrëveshjet e sponsorizimit, të ardhurat do të kalojnë 1 miliëardë dollarë. Jo më kot, LeBron është sportisti i gjashtë më i paguar në botë, duke u renditur në listën e Forbes vetëm pas emrave si Floyd Mayweather, Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Conor McGregor dhe Neymar./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike