20 lojtarët që kanë shitur më shumë fanella në Premier League

20 lojtarët që kanë shitur më shumë fanella në Premier League

Futbollistët e Manchester United dominojnë listën e shitjes së fanellave që nga 1 janari. Sipas Sportsdirect.com, Alexis Sanchez kryeson listën me shitjen e fanellës pas transferimit në “Old Trafford” nga Arsenal.

Pas kilianit, vjen shoku i tij i skuadrës Paul Pogba, i cili ka shitur më shumë se Zlatan Ibrahimovic, Romelu Lukaku, David de Gea dhe Marcus Rashford. Mesfushori armen që u transferua në “Emirates Stadium”, Henrik Mkhitaryan pozicionohet në vendin e 19-të ndërsa ylli i Tottenham, Harry Kane në të tretin.

Tre lojtarë të Liverpool, tre të Tottenham dhe tre të Arsenal bëjnë pjesë në këtë listë të dominuar nga “Djajtë e kuq”. Hazard është i vetmi lojtar që “përfaqëson” Chelsea-n ndërsa Manchester City me Kevin de Bruyne dhe Sergio Aguero. Philipe Coutinho është i vetmi lojtar që bën pjesë në këtë listë por që tashmë luan në një tjetër kampionat, La Liga.  /EDS/

1. Alexis Sanchez

2. Paul Pogba

3. Harry Kane

4. Mohamed Salah

5. Eden Hazard

6. Philippe Coutinho

7. Kevin de Bruyne

8. Mesut Ozil

9. Roberto Firmino

10. Zlatan Ibrahimovic

11. Alexandre Lacazette

12. Sergio Aguero

13. Romelu Lukaku

14. David de Gea

15. Son Heung-min

16. Virgil van Dijk

17. Dele Alli

18. Marcus Rashford

19. Henrikh Mkhitaryan

20. Christian Eriksen