24-vjeçari shokon Barcelonën me deklaratën e tij

Samuel Umtiti i ka hapur derën një transferimi te Manchester United dhe ka pranuar, se dëshiron që situata e tij të zgjidhet përpara Kampionati Botëror. Mbrojtësi francez ende nuk ka nënshkruar një kontratë të re me Barcelonën dhe e ka gjetur veten të lidhur gjerësisht me një largim nga “Camp Nou”. Jose Mourinho mendohet të ketë ndjekur në mënyrë aktive qendërmbrojtësin kur ai vëzhgoi disa mbrojtës të rinj këtë verë dhe ai është i etur për të përforcuar Manchester United me francezin, ndërsa është gati që të aktivizojë klauzolën e lirimit të Umtitit prej 54 milionë sterlinash. Bisedimet për një lëvizje u eliminuan, kur u duk se francezi ishte afër një marrëveshjeje të re me gjigandët katalanas, por Umtiti ka shkaktuar spekulime të reja duke pretenduar, se ai nuk ka asnjë informacion nga klubi, nëse do të nënshkruajë një kontratë të re.

24-vjeçari është i vendosur që gjatë Kupës së Botës, të jetë i fokusuar vetëm te kombëtarja franceze, ku ai pritet të jetë një shtyllë për ekipin e Didier Deschamps dhe këmbëngul se ai është duke kërkuar që situata e tij të zgjidhet para fillimit të Kampionatit Botëror. “Nuk kam lajme për zgjatjen e kontratës sime. Unë shikoj në telefonin tim, por nuk kam qenë i thirrur kështu që asgjë nuk ka ndodhur”, tha ai. “’Situata ime? Unë nuk mendoj se kjo do të më shqetësojë shumë, sepse spekulimet kanë vazhduar për disa muaj dhe unë kam përfunduar një sezon të tillë”, vazhdoi Umtiti, që më pas theksoi se dëshira e tij është që të zgjidhë gjithçka brenda dy javëve të para të qershorit. “Unë mendoj se është e rëndësishme të zgjidhen këto raste para fillimit të Botërorit dhe për pjesën time do të bëhet”. Umtiti është kthyer në një lider në repartin e mbrojtjes se Barcelona, që pas largimit të Javier Mascherano. /EDS/

***********************************
Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com. Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.