30 mln për Majlindën, kur do ndodhë në Shqipëri?

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
26 Dhjetor 2017 19:54
Xhudistja dhe kampionia e botës, Majlinda Kelmendi, ka nënshkruar një marrëveshje me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës, Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) dhe Federatën e Xhudos së Kosovës (FXHK)

Xhudistja dhe kampionia e botës, Majlinda Kelmendi, ka nënshkruar një marrëveshje me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës, Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) dhe Federatën e Xhudos së Kosovës (FXHK) për tu mbështetur financiarisht për përgatitjen e sportistes përpara lojërave olimpike 2020.

Kelmendi do të përfitojë 30 mijë euro. Një lajm mjaft i mirë për xhudistin, pasi ka mundësinë të përgatitet në kushte më të mira dhe mjaft komode.

Shembulli i dhënë nga shteti i Kosovës duhet të ndiqet edhe nga qeveria Shqiptare dhe Institucionet e tjera të sporteve në vendin tonë. Ndryshe nga Kosova, ata kujtohen vetëm në rastet kur sportistët fitojnë medalje dhe kanë suksese. Asnjë nga Institucionet tona nuk kujtohet para kompeticioneve, apo në momentet kur sportistët tanë hasin vështirësi. /EDS/

 

Bejsboll: Vazhdon të paguhet, edhe pse është tërhequr prej 17 vitesh

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
18 Korrik 2018 13:39

Bobby Bonilla është 55 vjeç, ka luajtur në Major League nga 1986 deri në 2001, ka marrë pjesë në gjashtë All Star Games dhe ka fituar World Series në vitin 1997 me Florida Marlins. Një karrierë e pasur, që do ti jepte çdokujt mundësinë për të jetuar mirë, duke i garantuar gjithashtu një të ardhme për brezat e rinj. Megjithatë Bonilla vazhdon të fitojë nga bejsbolli. Pa luajtur, pa ndonjë rol trajneri apo drejtuesi. E thjeshtë, New York Mets i paguan 1.19 milion dollarë çdo vit. Dhe do të vazhdojë ta bëjë deri në vitin 2035.

Si e ka bërë Bonilla një marrëveshje të tillë? Merita e agjentit të tij, Dennis Gilbert, por edhe pasojë e neglizhencës nga ana e drejtuesve te ekipit. Kur Bonilla u largua nga Mets në vitin 1999, ai kishte ende një vit kontratë, me vlerë 5.8 milionë dollarë. Në vend që të kërkonte pagesë të menjëhershme, menaxheri propozoi të prisnin dhjetë vjet, por me kushtin që Mets të paguanin 1.19 milion dollarë në vit për 25 vjet. Pra, që prej 1 korrikut të vitit 2011, ish lojtari i Mets paguhet rregullisht nga ekipi. Deri më tani ka arkëtuar 9.5 milionë dollarë, kur kanë mbetur edhe 17 pagesa për tu bërë. Dhe Bonilla gëzon shëndet të plotë. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Tour de France 2018: Alaphilippe spektakël, Bluza e Verdhë nuk ndryshon ''pronar''

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
17 Korrik 2018 22:31
Mbyllet etapa e dhjetë

Francezi Julian Alaphilippe fitoi në mënyrë të shkëlqyer etapën e dhjetë të Tour de France ndërsa Greg van Avermaet vazhdon të zgjerojë epërsinë ndaj ndjekësve në renditjen e përgjithshme.

Kur kishin mbetur vetëm 30 kilometra deri në finish, Alaphilipp u shkëput nga grupi dhe e ruajti avantazhin e tij deri në fund për të marrë një fitore të merituar. Van Avermaet gjithashtu bëri një garë shumë të mirë duke e mbyllur i katërti në renditjen e ditës, pas Ion Izagirre dhe Rein Taaramae. Tani, në renditjen përfundimtare belgu është 2 minuta e 22 sekonda para britanikut Geriant Thomas.

Ndërkohë, katër herë fitues i Tour de France, Chris Froome, është ngjitur në vend të gjashtë me tre minuta e 21 sekonda diferencë nga Van Avermaet. Belgu nuk është shumë i fortë në malore dhe të gjithë prisnin që ai të humbiste sekonda të vyera që ditën e sotme, por ai arriti të mbante veshur Bluzën e Verdhë për të tetën ditë rresht.

Sa i përket fitores së Alaphilippe, e para e një francezi në garën e këtij viti, ishte një prej më emocionueseve deri më tani, pasi çiklisti tregoi aftësi të shkëlqyera si në ngjitje ashtu edhe në zbritje.

Të mërkurën, në etapën e 11-të, dita e dytë në Alpe ka malore të forta që do të vendosin në testim çiklistët dhe ndoshta mund të sjellë ndryshime në renditjen e përgjithshme./EDS/

 

Rezultatet e etapës së 10-të

  1. Julian Alaphilippe (Quick-Step Floors) 4h 25’ 27”
  2. Ion Izagirre (Bahrain-Merida) +1’ 34”
  3. Rein Taaramae (Direct Energie) +1’ 40”
  4. Greg van Avermaet (BMC Racing) +1’ 44”
  5. Serge Pauwels (Team Dimension Data) +1’ 44”
  6. Lilian Calmejane (Direct Energie) +2’ 24”
  7. Dan Martin (UAE Team Emirates) +3’ 23”
  8. Primoz Roglic (LottoNL-Jumbo) +3’ 23”
  9. David Gaudu (Groupama-FDJ) +3’ 23”
  10. Geraint Thomas (Team Sky) +3’ 23”

Renditja e përgjithshme

  1. Greg van Avermaet (Bel/BMC Racing) 40h 34’ 28”
  2. Geraint Thomas (Team Sky) +2’ 22”
  3. Alejandro Valverde (Movistar) +3’ 10”
  4. Jakob Fuglsang (Den/Astana) +3’ 12”
  5. Bob Jungels (Quick-Step Floors) +3’ 20”
  6. Chris Froome (Team Sky) +3’ 21”
  7. Adam Yates (Mitchelton-Scott) +3’ 21”
  8. Mikel Landa (Movistar) +3’ 21”
  9. Vincenzo Nibali (Bahrain-Merida) +3’ 27”
  10. Primoz Roglic (LottoNL-Jumbo) +3’ 36”

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Këtë herë e ka me të vërtetë, Bolt drejt futbollit profesionist

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
17 Korrik 2018 15:55
Po negociohet edhe paga

Tetë herë kampioni olimpik Usain Bolt është në bisedime për një tjetër provë për të nisur karrierën si futbollist, këtë herë në një klub australian. Sprintieri xhamajkan, tashmë 31 vjeç, po negocion për një periudhë prove gjashtëjavore me Central Coast Mariners, skuadër e kategorisë së parë.

Shefi ekzekutiv i klubit, Shaun Mielekamp tha se kanë katër muaj që janë duke mbajtur nën vëzhgim Boltin dhe shumë shpejt mund të kemi një marrëveshje. Ndërsa agjenti futbollistik, Tony Rallis tha për Sky Sport Australia se në parim ajo ishte dakordësuar. Rallis shtoi gjithashtu se kishte mbetur pa u përfunduar rroga që do të merrte xhamajkani. “Pronari garanton rreth 70% të pagës nga xhepi i tij”, tha Rallis.

Më parë Bolt është stërvitur me Borussia Dortmund në Gjermani, por edhe Stromsgodset në Norvegji dhe një skuadër në Afrikën e Jugut. Mbajtësi i rekordeve botërorë për 100 metra dhe 200 metra vitin e kaluar u tërhoq nga atletika, por gjithmonë ka shfaqur interes për futbollin, duke thënë se është edhe tifoz i flaktë i Manchester United. Si për ironi, një nga ish-trajnerët e klubit anglez, Mike Phelan, është tani te Mariners.

Një zëdhënës i Federatës Australiane të Futbollit tha për BBC se nuk do të kishte asistencë nga institucioni për të realizuar provën. “Nëse gjithçka shkon mirë, ku i dihet? Ai mund të shkëlqejë në kampionatin tonë”, tha ai. “Gjëja më e rëndësishme është që të zbulojmë se sa i mirë është ai si futbollist”, tha zoti Mielekamp./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

 

Tour de France: Kolumbiani godet me kokë kundërshtarin | VIDEO

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
16 Korrik 2018 22:24
Dënohen të dy

Si mund të mendosh të godasësh një kundërshtar me kokë ndërkohë që po ecën me 40 kilometra në orë mbi një biçikletë? Eshtë një ide idiote, e rrezikshme dhe që mund të të sjellë një dënim ekzemplar.

Por me sa duket çiklisti kolumbian Fernando Gaviria nuk i mendoi fare këto ndërsa goditi me kokë rivalin gjerman Andre Greipel në etapën e tetë të garës çiklistike franceze të zhvilluar të shtunën. Aksioni është kapur i gjithi nga kamerat ajrore dhe duket se Greipel përpiqet t’i bllokojë rrugën për të mos e lënë Gavirian ta parakalojë, kështu që kolumbiani vendos t’i japë një goditje me kokë për të çarë përpara. Fatmirësisht askush nuk u rrëzua, por dënimi ishte i rëndë.

Greipel e kaloi vijën e finishit i dyti ndërsa Gaviria i treti, por zyrtarët i kanë zbritur në vend të 92-të dhe 93-të, sepse edhe Greipel është parë të përpiqet të godasë me kokë një kundërshtar më parë gjatë asaj gare.

Sot ishte dita e parë e pushimit dhe gara risin të martën me një etapë prej 158,5 kilometrash nga Annecy në Le Grand-Bornand./EDS/

 

Renditja e përgjithshme

Greg van Avermaet (BMC) 36h 7’ 17”

Geraint Thomas (Team Sky) +43”

Philippe Gilbert (Quick-Step) +44”

Bob Jungels (Quick-Step) +50”

Alejandro Valverde (Movistar) +1’ 31”

Rafal Majka (Bora-Hansgrohe) +1’ 32”

Jakob Fuglsang (Astana) +1’ 33”

Chris Froome (Team Sky) +1’ 42”

Adam Yates (Michelton-Scott) +1’ 42”

Mikel Landa (Movistar) +1’ 42”

 

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.