"Kicker" gëzon tifozët turq, Neuer nuk luan as në shkurt?

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
14 Dhjetor 2017 16:27
Lajm i keq, lajm i keq, lajm i keq! Por jo për Besiktas-in

Portieri i Bayern-it, Manuel Neuer, duket se nuk do të rikthehet shpejt.

Kapiteni i skuadrës kampione të Gjermanisë i ka bërë me zemër tifozët bavarezë me dëmtimin e tij të përsëritur në kockën metatarsale të këmbës dhe lajmi më i fundit nga revista “Kicker” i ka hidhëruar edhe më shumë.

Gardiani i portës pritej që në fund të janarit ta kalonte problemin e tij, por nuk do të ndodhë kështu. “Kicker” shkruan se gjermani mund të mos luajë as në muajin shkurt.

Ky do të ishte një lajm fantastik për Besiktas-in, skuadër e cila do të ndeshet me Bayern-in në fazën e parë me eliminim direkt në Champions League. Imagjinoni sikur rekordmenët të luanin me veteranin Tom Starke!

Klopp në ekstazë, ironizon Barcelonën dhe ka një mesazh për Romën

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
25 Prill 2018 00:05
Gjermani i ngazëllyer

Fitorja me Romën ka ekzaltuar trajnerin Jurgen Klopp që tani kërkon finalen. Liverpool regjistroi një fitore të madhe në “Anfield” dhe kualifikimi duket shumë afër. Në përfundim të ndeshjes, gjermani u shfaq tepër i kënaqur ndërsa u dha një godite të fortë shpresave të tifozëve verdhekuq, që shpresojnë në një tjetër përmbysje si ajo me Barcelonën në “Stadio Olimpico”. “Në atë formë që është Salah është e pamundur të ndalohet nga mbrojtësit kundërshtar. Ai ka një ndikim masiv. Goli i parë ishte një gjenial, por rrjeta e dytë ishte një lëvizje e shkëlqyer. Ajo që mësova sonte është se ne mund t'i mundim ata në ndeshjen e dytë. Ne nuk jemi Barcelona - ata kanë fituar kaq shumë trofe në vitet e fundit, ne jemi të uritur. Kjo është arsyeja pse ne do të japim gjithçka për të marrë rezultatin e duhur në Romë", tha Klopp duke lënë të nëkuptohet se nuk e diskuton kalimin në finale ku do të përballet me Real Madridin ose Bayern Munchen.

"Goditja më e madhe është dëmtimi i Oxlade-Chamberlain. Pranimi i dy golave nuk është ideal, por ne mund ta përballojmë atë. Mendova se djemtë luajtën një lojë të klasit botëror. Për 80 minuta kemi qenë të mrekullueshëm. Do të isha shumë më i lumtur, nëse do të kishim fituar 5-1 ose 5-0, por djemtë nuk e arritën, por nuk mund ta kisha imagjinuar këtë para ndeshjes. Ne do të shkojmë atje dhe do të përpiqemi të fitojmë”, shtoi trajneri gjerman. Ish-sulmuesi i Liverpool-it, Robbie Fowler, ka mbetur i mahnitur pas performancës kundër Romës, duke folur për “BBC radio” ai tha: "Liverpool-i ishte mbresëlënës sonte, pak i shqetësuar dhe naiv në minutat e fundit, por para ndeshjes, nëse thonin se do të shënojnë pesë dhe do të pranojë dy gola, 99% e tifozëve këtu do të kishin qenë gati të hidhnin firmat”. /EDS/

FOTO | Mohamed Salah pushton Romën dhe rrjetet sociale

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
24 Prill 2018 23:40

Mohamed Salah ishte protagonisti absolut i Liverpool në fitoren me goleadë ndaj Romës, duke shënuar dy gola dhe duke ndihmuar në dy të tjerë në suksesin 5-2 në “Anfield”. Me këtë fiotre të besuarit e Klopp janë vetëm një hap larg finales së Champions League. Diçka e tillë dukej një mision i paarritshëm në fillim të kompeticionit, por me shumë punë dhe një Salah në super formë anglezët kanë të drejtën të ëndërrojnë. Egjiptiani realizoi golin e 43 me fanellën e Liverpool në 47 ndeshje. Ai shënoi 16 në të njëjtin numër në ndeshjen për Romën një sezon më parë. Pas performancës fantastike ndaj verdhekuqve, në rrjetet sociale kanë filluar ironitë me Romën dhe jo vetëm. Për më tepër shikoni këto postime.

"Kjo është ajo që shikon Mo Salah çdo herë që luan në Anfield", shkruan një tifoz në "Twitter".

Një tjetër shkruan se ai meriton të fitojë "Topin e Artë".

Dikush tjetër ironizon Neymar ndërsa thotë se Salah i ka marrë vendin në garën për "Topin e Artë".

Një tjetër thumb.

Një tjetër ironizon se do të nënshkruajë me Paris SG.

Di Francesco nuk dorëzohet, beson te një tjetër mrekulli

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
24 Prill 2018 23:14
Trajneri i Roma-s kërkon të pamundurën

Rezultati 5-0 do të ishte i pakapërcyeshëm, por 5-2 duket pak a shumë rezultati i pranueshëm për të parë se si shkoi situata deri në 10 minutat e fundit të luajtura në “Anfield Road”. Eusebio Di Francesco është i vetëdijshëm për këtë. “Ndeshje që ishte shumë ndryshe nga ajo që bëmë kundër Barcelona-s, patëm një nisje të mirë të lojës, më pas e humbëm pak mendimin dhe kapacitetin e të futurit në garë, tani po që jemi në vështirësi. Për 50 minuta nuk bëmë asgjë mirë, humbëm të gjithë kontrastin dhe nuk ishim të aftë që të bënim pesë metër avancim në mënyrë të thjeshtë”.

Me skemën 4-3-3 pati më shumë ekuilibër? “Jo, edhe në 20 minutat e para patëm ekuilibër të lojës, edhe pse po luanim në mbrojtje me tre. Në gjysmën e dytë vendosa një lojtar më shumë dhe shkoi më mirë. Për ndeshjen e kthimit ne duhet të besojmë. Kemi nevojë që të besojmë sepse në futboll është e mundur gjithçka edhe pse nuk do të jetë e lehtë. Do të jetë shumë ndryshe nga ndeshja që luajtëm kundër Barcelona-s, por ky nuk është proces, kemi arritur të paktën diçka me rëndësi”. /EDS/

Salah vendos një rekord të ri me Liverpool-in, polemika për njërin gol

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
24 Prill 2018 23:03
Egjiptiani ishte protagonist në katër gola

Një mbrëmje për t’u mbajtur mend për Mohamed Salah. Ish-lojtari i Fiorentina-s Chelsea-t dhe Roma-s i dhuroi sot në mbrëmje dy gola dhe dy asiste Liverpool-it për fitoren 5-2 që regjistruan në gjysmëfinalen e parë të Champions League që u luajt në “Anfield Road”.

Askush nuk e ka bërë të njëjtën gjë si ai më parë te Liverpool në një kompeticion të vetëm, 10 gola.

Një tjetër perlë që egjiptiani e shton në koleksionin e tij pas asaj që mori si lojtari më i mirë i Premier League për sezonin 2017/18. Mbetet ende të paktën një ndeshje, probabilist dy, për t’u përmirësuar akoma...

Polemikat – Natë e zezë për Roma-n. Pas një pjese të parë shokuese, që përfundoi 2-0 për të zotët e shtëpisë, pjesa e dytë nisi akoma më keq. Pavarësisht aktivizimit të Schick, verdhekuqtë nuk arritën që të reagojnë dhe pësuan menjëherë golin e tretë.

Skuadra e Di Francesco-s mund të ankohet sepse Salah, në nisje të aksionit që solli golin e Mane, ndodhej në pozicion jashtë loje. Një ngushëllim i lehtë, në një mbrëmje për t’u harruar. /EDS/