4 gola në Sampdoria – Inter, por ”quhet” vetëm ai i Brozovic (VIDEO)

Interi mori një fitore të vuajtur në fushën e Sampdorias, në një ndeshje ku protagonist kryesor ishte sistemi VAR, me tre gola të anuluar. Por nuk pati të njëjtin fat goli i Marcelo Brozovic, që i dha zikaltërve tri pikët tepër të rëndësishme për të ardhmen e këtij sezoni që nuk ka nisur ashtu siç ata prisnin.

Interi pati vështirësi për të dalë në lojën e vet dhe mundi t’i gëzohej golit për pak sekonda në minutën e 43-të, kur Radja Nainggolan goditi në mënyrë fantastike në hyrje të zonës me të djathtën. Por arbitri e anuloi golin e belgut pasi më parë gjatë aksionit Antonio Candreva ishte në pozicion jashtë loje.

Në pjesën e dytë Interi rrit presionin dhe iu afrua golit në disa raste, me Candrevën dhe Icardin, ndërsa e gjen më në fund në minutën e 87-të, kur Asamoah goditi bukur nga distanca. Por edhe këtë herë VAR ndërhyri për të anuluar golin për shkak se kishte dalë më parë jashtë vijave kufizuese.

Në kohën shtesë ishte radha e dorianëve që të gëzoheshin e hidhëroheshin brenda pak sekondash. Defrel mori një pasim të artë brenda zonës së Interit dhe mposhti Handanovic, por edhe pse mori karton të verdhë për festimin e tij të shfrenuar, goli u anulua pasi sulmuesi u gjet në pozicion jashtë loje.

Duhet të vinte minuta e katërt shtesë që Brozovic më në fund të shënonte një gol që nuk do të anulohej, për t’i dhënë zikaltërve tri pikët jetike./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan