5 aktet e bamirësisë të Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka arritur shumë në fushëne blertë, por ai gjithashtu ka qenë jashtëzakonisht bamirës jashtë fushës. Cristiano Ronaldo, është, deri më tani, një nga yjet e sportit që kanë bërë më shumë bamirësi. Të shohim 5 herët kur Cristiano Ronaldo befasoi botën me bujarinë e tij:

# 5 Sfida e kovës me ujë të ftohtë (Ice Bucket Challenge)

Një numër i madhe personash të famshëm ose jo sfiduan të ftohtin për bamirësi, duke hedhur mbi vete një kovë me ujë të ftohtë. Kjo bëhet për të promovuar vetëdijen për sëmundjen që prek neuronet dhe për të inkurajuar donacionet për kërkimet shkencore.

Edhe Cristiano Ronaldo e pranoi sfidën duke dhuruar më pas bujarisht para për kauzën. Ai i frymëzoi shumë njerëz që të ndiqnin shembullin e tij duke pranuar këtë sfidë, si Beyonce, Jennifer Lopez dhe Lil Wayne.

# 4 Ronaldo personalisht ndihmoi një fëmijë në Indonezinë e goditur nga cunami

Në vitin 2004, për shkak të një tërmeti nënujor, ndodhi një cunami i madh dhe goditi të paktën 11 vende, duke vrarë rreth 230,000 njerëz. Në mes të kaosit, Ronaldo pa një video të një djali të ri duke luajtur futboll me një fanellë të Portugalisë.

Ronaldo më pas fluturoi direkt në Indonezi për të ndihmuar viktimat atje. Ai madje pagoi për edukimin e fëmijës dhe i premtoi atij një turne në stadiumin e Sporting. Fëmija, i quajtur Martunis, tani luan për ekipin e Under-19 të Sporting.

# 3 Cristiano Ronaldo dhuroi një nga këpucët e tij të arta

Njeriu me një zemër të artë shiti një nga këpucët e arta në një ankand në 2012. Arsyeja ishte se ai dëshironte të fitonte disa para për disa fëmijë palestinezë që ishin në nevojë, në atë kohë, në Gaza. Ai arriti të mbledhë një shumë të madhe prej 1.5 milionë eurosh në një ankand dhe dhuroi të gjitha fondet për shkollat në Gaza.

# 2 Ronaldo dhuroi 8 milionë dollarë për të ndihmuar viktimat e tërmetit në Nepal

Cristiano Ronaldo dhuroi 8 milionë dollarë për të ndihmuar viktimat në Nepal pas një tërmeti.

Paratë u dhuruan nga ai për të ndihmuar fëmijët dhe njerëzit në nevojë atje. Paratë iu dhuruan një fondacioni bamirësie të quajtur “Save the Children”, i cili ndihmoi të mbijetuarit e tërmetit në Nepal.

# 1 Cristiano Ronaldo shiti një kopje të saktë të një prej Topave të tij të Artë

Ndërsa shumica e lojtarëve vetëm mund të ëndërrojnë të fitojnë një “Top të Artë”, Cristiano Ronaldo e ka fituar katër herë në karrierën e tij.

Por ndoshta, fitorja e Topit të Artë nuk është aq e rëndësishëm sa bërja e bamirësisë. Kjo është arsyeja pse ai shiti në ankand një kopje të saktë të Topit të tij të Artë për një shumë prej 705,000 dollarësh në një ankand bamirësie.