5 finale për Tiranën, Shehi: E kemi fatin në dorë, nuk mendojmë për derbin, Kastrioti sfida më e vështirë

07 Maj 2021

Në letër Tirana mbetet ende në garë për titull, por 7 pikë diferencë në 5 javë nuk janë pak. Në fakt, në shtëpinë e bardhebluve nuk lakohet shumë çështja titull, të vetëdijshëm se objektivi primarë mbetet prezenca në kupat e europës. Asnjë nga këto dy objektiva nuk varen vetëm nga Tirana por trajneri Shehi kërkon nga ekipi i tij pesë fitore për të bërë llogaritë më pas në fund. Ashtu si Daja as Shehi nuk mendon për derbin, për të sfida kundër Kastriotit është po aq e rëndësishme pasi përballë kanë një skuadër që kërkon pikë për të mbijetuar:

“Kemi thënë se çdo skuadër ka objektivat e veta. Kastrioti është kundërshtar që nuk ka marrë pikë në javët e fundit, por të hap probleme sepse edhe ata kanë objektivat e tyre për të arritur. Ne jemi për t’u ngjitur lart, ata janë për t’i shpëtuar fundit të tabelës.

Do të jetë një ndeshje e luftuar nesër. Na ndajnë vetëm 5 javë nga fundit, duhet të jemi të përqendruar, të kujdesshëm dhe të çojmë topin në rrjetë. Kjo javë është shumë përcaktuese për ne, kur marrim gjithë frytet e sezonit. Tirana ka pasur një sezon shumë të ngarkuar sepse ka nisur shumë herët vitin futbollistik.

Rivali më i rëndësishëm? Kastrioti, që luajmë nesër. Nuk është rivali ynë direkt, por rivali i radhës është më i rëndësishmi. Duhet të bëjmë mirë, të shfrytëzojmë rastet sepse futbolli është edhe lojë momenti dhe duhet shfrytëzuar. Rasti i parë që do na jepet, do duhet ta shënojmë sepse na ndihmon për vazhdimësinë e ndeshjes. Nesër nuk do kursejmë asnjë lojtar për derbin.

Kemi edhe mungesa për shkak kartonësh. Do fus lojtarët që janë në gjendjen më të mirë. Nëse herët e tjera nuk e kemi në dorë, mendoj se kemi shanset tona nëse i fitojmë të gjitha ndeshjet. Nëse ndodh kjo, mendoj se do jemi brenda objektivit tonë”, tha Orges Shehi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan