5 gjëra që ndryshojnë në sulmin e Realit me largimin e CR7

Largimi i Cristiano Ronaldo-s lë një boshllëk të madh për t’u plotësuar te Real Madridi. Tredhëmbëshi historik BBC (Bale-Benzema-Crisstiano), që ka realizuar rekorde të shumta dhe i ka sjellë suksese të mëdha klubit, tanimë nuk e ka liderin. Kjo bën që trajneri i ri Julen Lopetegui të ketë detyrën e vështirë që të gjejë një zgjidhje. Dhe ai e ka gjetur, duke përfshirë në tredhëmbësh Asensio-n. Nga BBC në BBA. “Galaktikët” po transformohen në sulm me shumë virtyte të reja. Por largimi i CR7 ka sjellë 5 ndryshime të mëdha në ekip, të cilat renditen më poshtë.

Përgjegjësia – Largimi i portugezit rrit përgjegjësitë te sulmuesit për të shënuar gola. Më përpara ishte CR7 ai që shpesh herë nxirrte ekipin nga situatat e vështira.

Protagonisti – Me Cristiano Ronaldo-n të gjithë luftonin më shumë, ndiheshin më të lirshëm, me më shumë dëshirë për protagonizëm në sulm. Pra kishte hapësirë për të gjithë, kurse tani dot a kenë më të vështirë të shprehin veten.

Puna – Madridi ka fituar në aspektin mborjtës.prania e Asensio-s i jep më shumë agresivitet në linjën e parë të presingut, ku ndodhen sulmuesit. Punohet më shumë në apëktin mbrojtës në metrat e parë dhe kjo garanton më tepër ekuilibër.

Strategjia – Goditjet e dënimit dhe penalltitë merreshin përsipër nga CR7. Kurse tani Lopetegui ka më shumë liri për të zgjedhur futbollistët të cilët do të gjuajë goditjet standarde apo penalltitë.

Aktivizimet – Cristiano kushtëzonte formacionin. Ai ishte i paprekshëm dhe ta lije jashtë loje ishte e pamendueshme, stres në çfarëdolloj situate. Pa një yll të nivelit të tij, Julen ka më shumë hapësira për të ndryshuar taktikën si edhe ekipin, e kjo do të sjellë më shumë stile të të luajturit.

*********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan