6 arsye pse të gjithë kemi qenë pak tifozë me Parma-n në sezonin 1998/’99

Interi në Champions League, Milani në Europa League, lamtumira e Buffon nga Juve, këto ishin tre lajmet kryesore të fundjavës në Serie A. Por pati edhe një tjetër lajm që ndoshta ju ka shpëtuar. Parma është sërish në elitën e futbollit italian. Pasi preku fundin e futbollit italian, falimentoi dhe pothuajse u zhduk, klubi historik tashmë është sërish aty, mes më të mirëve.

Mission Impossible? Jo për verdheblutë. Në sezonin 2015/16 ishin në Serie D, 2016/17 në LegaPro, 2017/18 në Serie B dhe duke filluar nga sezoni i ardhshëm sërish në A!

Duket si një jetë e dytë për Parma-n. Dhe me siguri kjo histori suksesi ka bërë të lumtur shumë tifozë anembanë Europës. Komentet e shumta në rrjetet sociale jan prova më e fundit për këtë. Kulmin e vet, Parma e pati në fund të viteve ’90, kur me emra fantastikë në radhët e saj u bë shpesh protagoniste në Itali dhe në kontinent.

Më poshtë po ju rendisim 6 arsye pse të gjithë kemi qenë pak tifozë me Parma-n në sezonin 1998/99…

1. Në portë luante një farë Gianluigi Buffon

Pavarësisht shpenzimeve marramendëse të Manchester City-t për Ederson, Buffon vazhdon të mbetet portiere më i shtrenjtë në planet, kur u transferua nga Parma për të Juventusi në vitin 2001. Ai u dallua kur luante me verdheblutë, edhe pse vetëm 21 vjeç .

2. “Mbretërit” e kupave

Edhe pse atë vit Parma e mbylli në vend të katërt kampionatin, përqendrimi më i madh i tyre ishte te kompeticionet e tjera. Verdheblutë fituan atë vit Kupën e Italisë ku mundën në finale Fiorentina-n e Gabriel Batistuta-s, por edhe Kupën UEFA, kompeticion ku shënuan 19 gola në 6 ndeshje. Ishte pikërisht aventura e tyre europiane që i bëri të fitonin zemrat e tifozëve në kontnent.

3. Hernan Crespo, golshënuesi i ri më i mirë në planet

Me kaçurrelat e tij të paharruara, argjentinasi do të mbetet gjatë në mendjen e tifozëve. Në atë vit te Prma ai ishte “armë fatale”, me 28 gola në të gjitha kompeticionet, 6 vetëm në Kupën UEFA. Jo më kot më pas luajti me klubet më të forta, si Lazio, Inter, Milan e Chelsea.

4. Dy prej mbrojtësve më të fortë në historinë e futbollit

Mos u gënjeni nga foto, këta të dy ishin gjithmonë zgjuar në fushën e lojës. Nëse pyesni çdo të ri që shpreson të bëhet një mbrojtës i madh se kush është modeli i tij, do t’ju përmendë njërin nga këto dy emra: Fabio Cannavaro ose Lilian Thuram. Fatmirësisht Parma i kishte të dy në formacion dhe bashkë me Buffon ndërtuan një digë të vërtetë.

5. Juan Sebastian Veron, talent i pastër

Nëse e keni harruar, është ai me kupë në dorë, me tatuazhin e Che Guevara-s dhe vetëm me mbathje… Versioni argjentinas i Zinedine Zidane, Veron ishte pa diskutim një prej lojtarëve me më shumë stil në Serie A në atë kohë. Pas Parma-s shkëlqeu edhe te Lazio, para se karriera e tij të merrte për keq kur kaloi te Manchester United e Chelsea. Por, e besoni apo jo, vazhdon të luajë ende, me Estudiantes, edhe pse është 41 vjeç!

6. Dino Baggio, personazhi tipik i futbollit italian të asaj kohe.

Përveç mbiemrit nuk kishte asnjë lidhje gjaku dhe asnjë lidhje me stilin e lojës së yllit të kohës, Roberto Baggio. Por pasi dha shenjat e para te Juventus, në 172 ndeshjet që luajti te Parma, Dino Baggio ishte prototipi i mesfushorit që i bënte të gjitha, aq sa dukej se ndodhej njëkohësisht në dy pjesë të fushës./EDS

 

****************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com apo edhe riprodhimi i lajmit pa autorizimin tonë. Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan