60 vjet pas tragjedisë ajrore të Manchester United

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
6 Shkurt 2018 18:06

Manchester United zhvilloi sot një ceremoni përkujtimor në “Old Trafford” duke kujtuar 23 njerëzit të cilët u vranë në katastrofën ajrore të Mynihut 60 vjet më parë. Trajneri Jose Mourinho dhe yjet e tij aktuale ishin prezent, ndërsa legjendat e “Old Trafford” si Sir Bobby Charlton, i cili mbijetoi në rrëzimin e avionit si dhe Sir Alex Ferguson morën pjesë gjithashtu. United nderoi 23 personat që vdiq tragjikisht më 6 shkurt 1958.

Ish-trajneri i United, Ferguson mbajti një fjalim përpara se Mourinho dhe kapiteni Michael Carrick të vendosnin kurora në nder të viktimave në terrenin e United, “Old Trafford”. United vlerësoi se atje ishin 2.000 tifozë të klubit. Të pranishmit mbajtën një minutë heshtje në orën 15:04, orë në të cilën u rrëzua avioni gjashtë dekada më parë. /EDS/

Chelsea e Man. City projektojnë shkëmbimin e bujshëm në merkato

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
19 Shkurt 2018 22:02

Klubet rivale të Chelseat dhe Manchester City-t mund të kryejnë një operacion shkëmbimi që përfshin dy futbollistët më të mirë të të dyja skuadrave. Sipas gazetës së përditshme angleze “Metro News”, “Qytetarët” kanë hyrë në garën për blerjen e mesfushorit belg të “Bluve” Eden Hazard, por në këmbim bosi i ekipit nga Londra Roman Ambramovitch i ka kërkuar homologut, Sheikut Mansour të ofrojë sulmuesin argjentinas Sergio Aguero, i cili vlerësohet maksimalisht nga manjati rus i naftës.

Por Hazard është një futbollist shumë i rëndësishëm për kampionët në fuqi të Anglisë dhe largimi i tij nga “Stamford Bridge” mund të realizohet për të paktën 100 milionë paund kur i mbeten dhe dy vite të tjera në kontratë. Kurse marrëdhëniet e sulmuesit Aguero me teknikun Guardiola janë prej kohësh të ngrira, ku golashënuesi më i mirë në historinë e klubit të “Qytetarëve” ndien se nuk ka marrë respektin e merituar nga ish-trajneri i Barcelonës. Deri tani Aguero ka shënuar 13 gola në 10 ndeshjet e fundit. Në plan të parë duket se operacioni duket më se i realizueshëm, por ende merkatoja e verës nuk arritur dhe çdo informacion mbetet në kuadrin e hipotezave./EDS/

VIDEO/ Evra çmend pasagjerët në taksi, shikoni çfarë bën

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
19 Shkurt 2018 17:04
Mbrojtësi francez nuk ndalet me kaq...

Patrice Evra është padyshim një nga futbollistët më të këndshëm në rrjetet sociale. Së fundmi, mbrojtësi ka postuar ndoshta videon më të mirë ndonjëherë në profilin e tij në “Instagram”. Ish-ylli i Manchester United gjatë momentit që po shkonte me taksi në stërvitje ka përfituar të argëtojë paksa shoferin dhe natyrisht fansat e tij në rrjetet sociale pasi ka postuar videon.

“ Jam i çmendur vëlla, rrugës për stërvitje me taksinë e re, ju pëlqen? E dua këtë lojë”- thotë Evra ndërsa këndon dhe kërcen brenda taksisë.

Menjëherë pas postimit nuk kanë munguar pëlqimet dhe komentet e shumta për lojtarin, të cilin e komplimentojnë për humorin që ka. /EDS/

 

Arsenali dëshiron të rrëmbej nga Napoli yllin 26-vjeçar

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
19 Shkurt 2018 16:55
De Laurentiis nuk bindet...

Arsenali ka shfaqur interes për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly bëjnë me dije mediat italiane. “Topçinjtë” kanë nevojë për përforcime në qendër të mbrojtjes, pasi ish-mbrojtësi i Sampdoria, Shkodran Mustafi, nuk ka arritur të bëjë përshtypje në Londër. Arsenali është duke kërkuar ish mbrojtësin e Genk, i cili ka qenë shumë i suksesshëm në Serie A duke krijuar një dyshe shumë të fortë me Raul Albiol. Sipas nga “Calciomercato.it”, “Topçinjtë” dërguan vëzhgues në ndeshjen e  Napolit në Europa League kundër RB Leipzig të enjten e kaluar.

Arsene Wenger është gati të investojë për një emër të madh. Ai nënshkroi me dy emra të mëdhenj në repartin e sulmit në janar (Henrikh Mkhitaryan dhe Pierre-Emerick Aubameyang), por u kritikua pasi ka lënë pas dore mesfushën dhe mbrojtjen. “Gunners” kanë humbur tashmë tetë ndeshje këtë sezon, duke pranuar 36 gola. Koulibaly vlerësohet në më shumë se 40 milionë euro (rreth 45 mln euro), por Aurelio de Laurentiis nuk do të heq dorë lehtë nga një prej yjeve të skuadrës pa paguar çmimin e duhur. /EDS/

Arsenal zgjat kontratën me sponsorin zyrtar

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
19 Shkurt 2018 14:57
Topçinjtë ruajnë marrëdhënien me Emirates

Arsenal ka nënshkruar kontratë të re 5-vjeçare për 200 milionë paund me sponsorin e saj zyrtar "Emirates". Kjo kontratë cilësohet si një nga më të mëdha në historinë e klubit. Emirates, mban emrin edhe stadiumi i klubit të "Topçinjve", gjithashtu është sponsor i fanellës së lojtarëve, ato zyrtaret dhe për ato të stërvitjes deri në fund të sezonit 2023-24.

Kontrata kap vlerën e 40 milionë paund në vit dhe konfirmon vazhdimin e marrëdhënies së klubit anglez me kompaninë që ndodhet në Dubai. Kontrata cilësohet si një nga më të gjatat që një ekip në Premier League ka pasur me një sponsor. Shefi ekzekutiv i "Topçinjve", Van Gazidis në një prononcim për sajtin e klubit konfirmoi zgjatjen e marrëveshjes me kompaninë në fjalë.

"Marrëdhënia jonë me sponsorin zyrtar të fanellës është më e gjata që një klub ka pasur ndonjëherë në botë. Kjo tregon se ata kanë besuar në punën tonë dhe kanë vazhduar investimin"- ka thënë ai. Në total Arsenal ka fituar 117 milionë paund që nga vera e 2013-ës nga të gjitha aktivitetet, ndërsa Manchester United 280 milionë paund. /EDS/