90'' me Eraldon / Kërcënimi i frikshëm për Jeminin: Do të të pres fytin!

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
18 Prill 2018 12:54
Ish-gjyqtari rrëfen prapaskenat skandaloze të futbollit shqiptar

Të gjithë biem dakord në një pikë: futbolli shqiptar ka shumë prapaskena dhe të fshehta. Askush nuk guxon të thotë se kampionati ynë nuk ka aleanca, apo gjyqtarë të kapur. “Gabimet njerëzore” të javëve të fundit nga xhaketat e zeza e kanë treguar qartë këtë gjë. Njerëzit që dalin e flasin hapur për kapje gjyqtarësh dhe presione nga Federata Shqiptare e Futbollit, apo arrogancën dhe kërcënimet e presidentëve drejt tyre janë të rrallë, por ne kishim fatin që të bisedonim me njërin prej tyre. Ish-gjyqtari i FIFA-s, Lorenc Jemini, ishte i ftuar në “90 sekonda me Eraldon”. Ai foli në lidhje me eksperiencën e tij si gjyqtar, por dhe kërcënimet më të forta që ka marrë.

 

Jemini tregohet i sinqertë kur deklaron se ka gjyqtarë të kapur, ai është e qartë dhe i prerë: “Po”.  Një deklaratë e tillë është shumë e fortë, pasi bëhet fjalë për një person i cili është “i brendshëm” në kampionatin shqiptar duke qenë se ishte aktiv deri sezonin e shkuar dhe i njeh mjaft mirë situatat me të cilat përballen gjyqtarët.

Në të njëjtën deklaratë, Jemini rrëfen hapur se presioni për gjyqtarët vjen nga dy kampet, si nga Federata Shqiptare e Futbollit e si nga presidentët e klubeve. Ai pohon se presidenti më agresiv është ai i Laçit, Pashk Laska. Ish-gjyqtari i FIFA-s e pranon se i kanë kërkuar të favorizojë skuadra të ndryshme, por dhe para për të mbajtur ndeshje të caktuara. 44-vjeçari mendon se arbitrat gjykojnë më mirë jashtë Shqipërie, pasi nuk kanë presion. Kërcënimi më i rëndë është i frikshëm: “Do të të pres fytin, më ka thënë një shofer i Vllaznisë”, - shprehet Jemini duke treguar pak a shumë se me sa vështirësi përballen gjyqtarët. Ai flet dhe për rastet kur është sulmuar nga drejtuesit dhe tifozët jashtë fushe. Shoqata e gjyqtarëve e pavaruar? Sigurisht që jo! /EDS

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike