REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote

A bëjnë analiza mjekësore futbollistët në Shqipëri? E vërteta e hidhur...

6 Dhjetor 2017 20:10

Duke marrë shkas nga rasti i futbollistit 22-vjeçar, kosovarit Sinan Bytyqi, i cili u detyrua të lërë futbollin e luajtur për shkak të problemeve të zemrës, Eduasportin.com ka bërë një hulumtim sa i përket mjekësisë sportive në Shqipëri. Në analizën e zhvilluar, duke përmbledhur materiale të ndryshme dhe duke iu referuar disa burimeve, kemi dalë në disa përfundime.

Futbolli në Shqipëri vit pas viti ka pësuar ndryshime, diku për mirë e diku për keq. Por, ky nuk është faji i një personi apo një klubi të vetëm. Të gjithë faktorët kanë “punuar” që çdo gjë të degradojë në këtë sistem, një nga më të rëndësishmit në të gjithë zinxhirin e futbollit në vendin tonë.

Në FSHF janë të regjistruar mbi 8000 sportistë, femra dhe meshkuj të çdo grupmoshe që luajnë futboll në të gjitha ekipet. Duke nisur që nga U-7 e nivelit amator deri te Kategoria Superiore. Është një numër mjaft i madh i të aktivizuarve, që normalisht gjithsecili kërkon vëmendjen e duhur.

Por, a iu kushtohet kjo vëmendje të gjithë fëmijëve dhe të rriturve? Padyshim që jo! Kjo jo vetëm për shkak të numrit të lartë, por edhe të neglizhencës së madhe që bëhet me analizat mjekësore.

Duke nisur nga epiqendra, Tirana e duke shkuar deri te zyrat rajonale më të largëta të vendit çdo gjë ndryshon nga një vend në tjetrin. Analizat mjekësore janë teste të detyrueshme që bëhen para se futbollisti/ja të hyjë në aktivitet.

Që në këtë moment nis të neglizhohet, sepse askush nuk iu kushton rëndësinë e duhur, madje, në disa raste nuk janë mjekët e duhur për të bërë punën që u takon.

Nëse mjekësia sportive është një sektor më vete i mjekësisë në vendin tonë, kjo do të thotë që duhet të ketë funksionim të mirë, megjithatë, lë shumë për të dëshiruar.

Më poshtë po iu paraqesim dhe analizat mjekësore sipas “Rregullores së veprimtarisë futbollistike” e botuar nga organet e FSHF-së për sezonin 2017-18.

Duke shqyrtuar analizat se si duhet të bëhen sipas FSHF-së dhe udhëzimit të ardhur nga FIFA, po sqarojmë se cilat janë pjesët më të rëndësishme:

  • Analizat gjak+urinë
  • Analiza e gjendjes së zemrës (EKG)
  • Tensioni i gjakut
  • Shikimi
  • Dëgjimi

Duke u ndalur te këto pesë pika, që janë edhe më të rëndësishmet, na rezulton se nga të gjitha rastet që kemi kërkuar, kemi dalë në përfundimin se asnjë futbollist nuk i ka kryer këto analiza.

Analizat mjekësorë që kryejnë lojtarët shqiptarë në të gjitha rastet janë të thjeshta. Kryesisht bëhen këto lloje matjesh: Gjatësi, peshë, matje e masës muskulore (kofshë + krahë + gjoksi), biçikletë për të parë gjendjen e zemrës.

Por, në rastin konkret rezulton se asgjë nuk është e sigurt për një lojtar të ri apo të vjetër që zbret në fushën e lojës, sepse detajet, që në këtë rast bëjnë diferencën, mungojnë!

PROFIT CANAJ – Për të bërë më të qartë këtë kërkim, EDS ka kontaktuar edhe me mjekun sportiv, Prof. Dr. Profit Canaj, i cili përveçse ka qenë mjeku i ekipit tonë kombëtar për shumë vite, ka themeluar Qendrën e Mjekësisë Sportive në Shqipëri në vitin 1974.

Në vitin 1974 së bashku me doktorin Minella Kapo, kemi themeluar Qendrën e Mjekësisë Sportive”, thotë mjeku i njohur. “Stafi përbëhej nga ne të dy që ishim kryesorët dhe me radhë ishin laborantët që kryenin detyrën për të bërë analizat mjekësore të sportistëve”.

Mjekun e kemi pyetur në lidhje me analizat thelbësore që duhet të bëjë një sportist, kryesisht futbollistët, për pranimin në një ekip futbolli, apo të marrë pjesë në kampionat. “Kontrollet nisin që kur janë fëmijë, jo kur rriten. Që dua të them se në momentin që një fëmijë dëshiron të anëtarësohet në një skuadër futbolli, atëherë duhet t’iu nënshtrohet analizave të detyrueshme

Analizat nisin nga kontrolli i zemrës, mushkërive, gjakut, antropometria. Pra, nëse ka defekt në dërrasën e kraharorit, atëherë nuk mund të jetë i aftë për sport, sepse ka defiçencë në procesin e frymëmarrje-frymënxjerrje. Pra, në gjuhën e përditshme ne i themi me termat ‘Gjoks Këpucari’ dhe ‘Gjoks Pule’, këta janë llojet që kanë defiçencë”.

Përfshihen dhe ata që kanë Këmbë X dhe Këmbë O, që kanë probleme dhe nuk mund të luajnë. Shtylla e kurrizit, nuk duhet të ketë skoliozë. Pra, kur është fëmijë, mjeku duhet të shohë këto pika kryesore dhe të marrë vendimin

Sa iu përket të rriturve, apo procesit të mëvonshëm kur fëmijët apo të rriturit kanë nisur dhe janë pjesë e sportit, përpara se të nisin aktivitetit duhet të bëjnë këto analiza të detyrueshme: zemër, mushkëri, analiza gjaku. Analizat mjekësorë bëhen në momentin që kthehen nga pushimet. Kalojnë testet mjekësore dhe më pas duhet të bëhen pjesë e skuadrës”.

Nga gjithçka e thënë më sipër nga mjeku i njohur, pothuajse asgjë nuk realizohet. Analizat mjekësore në Shqipëri kryhen në momentin e fundit, kur dokumentacioni dërgohet në zyrat e FSHF-së për të bërë federimin e lojtarit.

E drejta e analizave mjekësorë iu takon mjekëve të licencuar për këtë drejtim. Ata nuk janë të shumtë në Shqipëri, por që mbajnë mbi supe një faturë të rëndë. Por, ka edhe raste që për përshpejtim të procesit të federimit, analizat mjekësorë i kryejnë disa mjekë që nuk kanë të drejtën për ta bërë këtë gjë.

EDS ka pyetur edhe në zyrat e FSHF-së për këtë temë, por përgjigja e dhënë është: “Detyrën për të mbajtur përgjegjësi për këto analiza e kanë klinikat që kanë marrë licencën dhe vulosin analizat”. Që do të thotë se FSHF-ja në rastin e saj ka gjithçka “OK”, sepse e ka deleguar këtë të drejtë në disa mjekë dhe ata do të përgjigjen për shëndetin e futbollistëve. /EDS/

Përgatiti: Erjon HAMITAJ

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Tifozët e United të mahnitur që Arsenali ka rënë dakort

Gjithçka “OK” për shkëmbimin Sanchez-Mkhitaryan

21 Janar 2018 00:11

Më në fund “pazëlli” është plotësuar, shkëmbimi Sanchez-Mkhitaryan tashmë është bërë realitet. Kiliani bashkohet me Manchester United, ndërsa armeni me Arsenalin.

MKKHITARYAN - Henrikh ka pranuar transferimin nga Manchester United tek Arsenali, duke realizuar shkëmbimin. Mesfushori 28-vjeçar do të kryejë vizitat mjekësore të dielën dhe më pas do të nënshkruajë kontratën e re për të zyrtarizuar transferimin e tij të hënën. Kohëzgjatja e marrëveshjes me "Topçinjtë" dhe paga e tij ende nuk dihen.

SANCHEZ - Ardhja e Mkhitaryan-it ishte kushti i vendosur nga Arsenali për t'i dhënë dritën jeshile kalimit të Alexis Sanchez-it tek “Djajtë e Kuq”. Sulmuesi, që në fund të qershorit i përfundonte kontrata me “Topçinjtë”, dukej i destinuar për t’u bashkuar me Manchester City-n, por përfshirja e Mourinho-s bëri që ai të përfundojë në “Old Trafford”. Si Sanchez ashtu edhe Mkhitaryan nuk ishin pjesë e ekipeve të tyre përkatëse në ndeshjet që skuadrat zhvilluan të shtunën. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Dy sportistët e mbyllën vitin 2017 me medalje në arenën ndërkombëtare

Smajlaj dhe Qerimaj, nderohen me çmimin "Krenaria e Shkodrës"

20 Janar 2018 23:49

Atleti Izmir Smajlaj dhe peshëngritësi Erkand Qerimaj janë nderuar mbrëmjen e sotme me titullin e lartë “Krenaria e Shkodrës” në aktivitetin e zhvilluar në teatrin “Migjeni”. Në këtë aktivitet janë vlerësuar më të mirët e fushave të ndryshme, pas një votimi që është bërë prej më tepër se një muaji. Në 2017 Smajlaj u shpall kampionin i Evropës në atletikë, ndërsa Qerimaj nënkampion i Evropës në peshëngritje.

Peshëngritësi u shfaq i lumtur për këtë vlerësim që i bëhet nga qyteti i tij, teksa theksoi, se në vitin 2018 do të punojë edhe më fort për të nderuar Shkodrën dhe Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. “Sonte mora çmimin “Krenaria e Shkodrës” për rezultate me medalje në vitin 2017. Shpresoj, që edhe në 2018 të ngrejë flamurin lart në Evropianin që zhvillohet ne Tiranë në mars”, shkruan Qerimaj në “Facebook”. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Henrique duhet të tregohet i shpejtë, pasi nuk është i vetmi që interesohet për të

Mourinho dhe Wenger i shpallin “luftë” Paris SG për portugezin

20 Janar 2018 23:19

Arsene Wenger dhe Jose Mourinho janë hedhur në sulm për të nënshkruar me objektivin e Paris SG, Danilo Pereira shkruan “le10sport.com”. Antero Henrique do të duhet të luftojë shumë, nëse dëshiron të marrë yllin e Porto-s. Prioritet për verën e ardhshme është N'Golo Kanté, por në rast se ky operacion nuk realizohet PSG ka gati planin B. Në këtë mënyrë, klubi i kryeqytetit do të provojë për Fabinho dhe Danilo Pereira, dy lojtarë që ngjallën kuriozitetin e Antero Henrique verën e kaluar.

Sipas “The Sun”, Antero Henrique duhet të tregohet i shpejtë, pasi nuk është i vetmi që interesohet për Pereira. Drejtori sportiv i Paris SG do të sfidohet nga dy gjigandët e Premier League, Manchester United dhe Arsenal. Mësohet se José Mourinho dhe Arsène Wenger do të futen në “valle” për mesfushorin portugez dhe e kanë ndjekur lojtarin këtë të premte në ndeshjen mes Porto dhe Tondela. Një gjë është e sigurtë: Që mesfushori do të largohet nga Porto, por destinacioni është ende enigmë... /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Fjalët e mira nuk mungojnë për Sarri-n

Capello: Rafinha? Inter nuk ka shumë kohë për të

20 Janar 2018 23:16

Fabio Capello po vazhdon karrierën e tij si trajner te skuadra kineze e Jiangsu Suning. Por ai e ndjek me vëmendje edhe kampionatin italian. Capello flet për prurjen më të fundit tek Interi, Rafinha, si edhe takimin Atalanta-Napoli.

“Rafinha është një futbollist që ka cilësi, por vjen pas një dëmtimi. Le t’i japim kohë, por Interi nuk ka shumë. Në atë pozicion, mund t’i japë shumë zikaltërve. Mendoj se i duhen tri takime të vërteta. Futbolli italian, krahasuar me atë spanjoll është shumë ndryshe. Por nëse është blerë, ka garanci për të”, tha italiani.

Në lidhje me sfidën midis Atalanta-s dhe Napolit, ai u shpreh: “

Sarri është një trajner inteligjent, bëri një mrekulli vitin e shkuar. E kuptoi që duhej të rrezikonte, ndërtoi një ekip të mirë, të aftë me presionin që bën. Për Napolin mund të jetë një sfidë me rëndësi”, përfundoi Capello.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment