A do të ketë tifozë në “El Clasico”-n e 24 tetorit? Zbulohet vendimin zyrtar

16 Tetor 2020

Nuk do të ketë publik në shkallët e stadiumit “Camp Nou” për ndeshjen e 24 tetorit kundër Realit të Madridit, por as 4 ditë më parë kur Barcelona të debutojë në Champions kundër Ferencvaroshit. Lajmin e ka bërë të ditur Alba Verges, nga ministria e shëndetësisë.

Ajo thotë se situata është shumë e vështirë dhe nuk mund të planifikojnë prezencë të tifozëve në stadium. “Nuk mund të futemi në aventura.  Situata është e vështirë dhe nuk mund të ketë tifozë në ndeshjet që Barcelona do të luajë më 20 tetor dhe 24 tetor”, thotë ajo.

Klubi katalanas kishte dërguar protokollin për të pasur afro 30 mijë persona në stadium duke respektuar të gjitha rregullat, por kjo gjë u ndalua.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan