A do të largohet nga Juventus? Dybala ka vetëm një qëllim

Qëllimi numër një i Dybala-s është të rifitojë vendin e titullarit te Juventus. Sulmuesi argjentinas, me ardhjen e Cristiano Ronaldos ka mbetur në stol. Trajneri Allegri është ‘fajtor’, sipas presidentit të Palermos për mos aktivizimin e lojtarit.

Mirëpo, edhe vetë 24-vjeçari e ka të qartë që duhet të punojë fort për t’u rikthyer në formacion.

“Unë e pranoj që nuk është një fillim sezoni si ato të kaluarit. Por, tani dua të shkoj në Torino dhe të rifitoj vendin tim te Juve”- ka thënë Dybala ndërsa e ka vlerësuar ardhjen e Ronaldos, ndërsa thotë: “Jemi më mirë me të, ne vetëm duhet të punojë”.

Lënia në stol nga trajneri Allegri ka shkaktuar shumë zhurmë në media dhe është përfolur shumë për një lamtumirë të tijën nga “Allianz Stadium”. Në media qarkullon një mundësi transferimi e argjentinasit te Barcelona në merkaton e janarit, ashtu sikurse deklaroi edhe presidenti i Palermos, Zamparini. Por, aktualisht dëshira Dybala-s është të rikthehet protagonist në fushën e blertë.

24-vjeçari ndërsa ndodhej në grumbullim me kombëtaren argjentinase u shpreh: “Një gjë është e sigurt, kur të kthehem në Torino do të punoj shumë për të rifituar vendim tim te Juventus. Këtë mund ta arrij vetëm duke punuar”.

Ai komentoi edhe stërvitjen me yllin portugez që erdhi nga Real Madrid këtë merkato vere, Cristiano Ronaldo.

“Me Cristianon jam mirë, stërvitemi së bashku. Kemi një sezon para për t’u përmirësuar. Kam pasur fatin të luaj me Messin dhe tani mund të luaj edhe me CR7-ën. Është vërtetë bukur”- ka përfunduar sulmuesi i “Zonjës së Vjetër”. /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera