A do t’ia japë dorën Mou-t? Conte befason gazetarët

Antonio Conte tha se konflikti i tij i ashpër me Jose Mourinho-n ka hyrë në një armëpushim, edhe pse të brishtë. Megjithatë i pyetur nga gazetarët nëse ai do të shtrëngonte duart me rivalin tij të Manchester United, italiani refuzoi të përgjigjej,  edhe pse u pyet 5 herë. “Djajtë e kuq” janë në vend të 2-të në renditje, ndërkohë që blutë e Londrës 2 vende më poshtë.

Përplasjet mes të dy trajnerëve kanë qenë të shpeshta së fundmi, me ofendime dhe ironi. Italiani madje tha se tani ky sherr është bërë personal me portugezin.  Por para takimit të së dielës në “Old Trafford” midis të dyja ekipeve, Conte mendon vetëm për fitore.

“Në të kaluarën të dy ne kemi thënë gjëra. Për mua është gjithçka në rregull. Nuk kam interes të flas në lidhje me këtë çështje. Problemi ka përfunduar. Do ishte fantastike nëse do të fitonim brenda dhe jashtë ndaj United. Por ajo që ka rëndësi është që të fitojmë diçka në fund të sezonit. Nëse kënaqemi vetëm me një triumf ndaj një rivali të Champions-it, do të thotë se kemi kërkesa të pakta”, përfundoi italiani.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan