A e ka gjetur Milani më fund numrin 10 ideal? Numrat e konfirmojnë…

“La Gazzetta dello Sport” në numrin e ditës së sotshme i pati dedikuar një shkrim performancës së Hakan Çalhanoglu, i cili ishte vendimtar dje në stadiumin “Dall’Ara” të Bologna-s, për fitoren e Milan-it kundër kuqebluve të Roberto Donadoni-t: një gol, shumë i rëndësishëm, një asist, për dyfishimin nga Giacomo ‘Jack’ Bonaventura. Goli i turkut për këtë sezon është i gjashti me fanellën e Milan-it, 4 në Serie A dhe 2 në Europa League.

Çalhanoğlu, ka evidentuar e përditshmja italiane, ka ndjekur udhëzimet në letër të dhëna nga trajneri i tij Gennaro Gattuso, i cili në këto javë i ka kërkuar atij “që të gjuajë vetëm drejt portës”. Më pas, që të jetë plotësisht i vetëdijshëm duhet që të përfshijë disa cilësi teknike dhe balistike në bagazhin e ish-lojtarit të Bayer Leverkusen, i cili dje, kur hyri në fushë pasi kishte munguar në dy ndeshjet kundër Torino-s dhe Benevento-s për shkak të inflamacionit të tendinës, arriti që të shënojë gol dhe të zhbllokojë rezultatin kundër Bologna-s.

Për më tepër, siç thuhet, asisti për Bonaventura-n, por edhe numri “prej marsiani”, ka nënvizuar “La Gazzetta dello Sport”, duke vendosur Jesus Suso-n para portës së Bologna-s, ka bërë që të gjithë të fshijnë sytë. Pas prezencave të mrekullueshme të Çalhanoglu, mes lojtarëve më të talentuar, i mprehtë të vendimtar i këtij Milan-i, ka dhe shumë merita të Gattuso-s, i cili, që nga mbërritja e tij e ka motivuar dhe bindur që të nxjerrë jashtë të gjitha ato që ka brenda shpirtit dhe në këmbët e tij. Mision i arritur me sukses!

Djaloshi, i cili pas ndeshjes së djeshme deklaroi se dëshiron shumë që të jetë në Europa League, është gjithashtu shpeshherë në ndihmë të skuadrës në fazën mbrojtëse: i njëjti, Gattuso, në televizion, ka shpjeguar se si dje në Bologna u tregua vendimtar edhe si arriti që të mbyllë 4-5 herë linjën e kalimit dhe si mund të luajë në të ardhmen me pozicionin e qendrës. Një numër 10 i vërtetë, me pak fjalë. Një numër që sjell, me nder, një fanellë të një klubi si Milan-i dhe që do të mbajë shtyllën e kësaj skuadre dhe për vitet e ardhshme. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan