A e ka gjetur Reali pasuesin e Raulit? Ky është kandidati

19 Shkurt 2018

Vitet e para e të qenurit një futbollist profesionist janë thelbësore për formimin e një talenti. Të mësuarit nga kolegët e tyre më të vjetër dhe më të aftë, është thelbësore. Sezoni i 1994/95 ishte një sezon ku u shfaq një Raul i ri, që festonte golat në mënyrë të veçantë. Raul do të vazhdonte të ndikonte te një brez i tërë, i cili filloi të imitonte mënyrën se si festonte. Aftësia e tij për të poshtëruar portierin ishte diçka që filluan ta mësonin të gjithë. Dhe ai festim: duke ngritur gishtin në ajër. Tani mund ta quajmë me lloj-lloj mënyrash, por atëherë u quajt “Raulismo”.

Legjenda e tij u krijua vit pas viti dhe nuk kishte kuptim një ndeshje të Realit pa Raul. Si mund të ishte ai zëvendësues, nëse ai ishte lojtari për të cilin kishin ardhur tifozët në stadium? Gazetat kishin nevojë për pamje të reja të dielën, në mënyrë që fëmijët ta imitonin atë të hënën. Raul ishte kudo, festimi i tij i famshëm u shfaq edhe në reklamën e “Coca-Cola”. Marco Asensio ka gjithçka, që të jetë Rauli i ri i kësaj epoke. Ai ka cilësitë, golat, pamjen dhe moshën, e cila është më e rëndësishmja. Një ndeshje me të në fushë përkthehet në 90 minuta ku pyet veten, çfarë do të ofrojë kësaj here.

Ai ka të njëjtën paparashikueshmëri si Raul, diçka për të cilën tifozët janë mahnitur. Por është e nevojshme që Zinedine Zidane të tregojë të njëjtin besim tek Asensio, siç bëri Jorge Valdano me Raulin. Ai duhet të rrezikojë me Asension, në mënyrë që ai të shpërthejë. Zidane duhet t’i ofrojë fushën e “Santiago Bernabeu”, dhe jo stolin. Kjo është diçka që tifozët duan. Valdano i dha krahët Raulit, ai nuk ja hoqi ato, dhe Zidane duhet të bëjë të njëjtën gjë me Marco Asensio./EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan