A është kjo e dashura e re e Aguero-s?

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
19 Tetor 2018 17:00

Zoe Cristofolio, është vajza mister që u pa jashtë një klubi nate javën e kaluar në Los Angeles me Sergio Aguero. Bjondina e fiksuar pas tatuazheve, është një blogure e njohur në Itali. Bukuroshja është nga Verona dhe ka një ndikim të madh në mediat sociale, veçanërisht në ‘Instagram’, ku ka mbi 340 mijë ndjekës.

Më parë ka qenë në një lidhje me konkurrentin italian të ‘Big Brother’, Andrea Ceroli dhe personalitetin e njohur të medias, Fabrizio Corona. Siç shkruan “The Sun”, Zoe i dha fund lidhjes me fotoreporterin pasi gjeti mesazhe të shumta ku flirtonte me femra të tjera. Modelja italiane është tepër aktive në rrjetet sociale, ku publikon foto dhe video të shumta. Në një intervistë të dhënë së fundmi, ajo ka deklaruar se i pëlqen të bashkëbisedojë me fansat e saj, të ndajë mendimet me to, përveçse të publikojë foto seksi të fizikut të saj të mbushur me tatuazhe. Ajo është parë shumë pranë sulmuesit argjentinas të Manchester City-t dhe nuk dihet nëse mes tyre ka diçka më shumë. Mbetet ta mësojmë në vijim. /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike