A është ky autogoli më i bukur i shënuar ndonjëherë? Mbrojtësi i Lyon e përjeton rëndë gafën ndaj PSG-së

10 Shkurt 2020

Mbrëmë është zhvilluar derbi i madh francez mes Paris Saint Germain dhe Olympique Lyon.

Fitore kanë shënuar kampionët në fuqi të Francës, PSG me rezultat 4-2 në një ndeshje ku ishte spektakolare.

Momenti më interesant ndodhi në minutën e 47-të, kur mbrojtësi i majtë i mysafirëve Fernando Marcal shënoi në portën e tij.

Një aksion i mirë i vendasve bëri që Julian Draxler ta kthej topin në zonë që u largua nga Rafael fillimisht, por Draxler e riktheu përsëri në zonë topin të cilin në tentim për ta larguar fuqishëm Marcal e dërgoi në portën e tij.

Ky autogol i brazilianit është bërë viral në rrjetet sociale pasi është shpërndarë jashtëzakonisht shumë duke u cilësuar si autogoli më i bukur i shënuar ndonjëherë.

30-vjeçari brazilian e përjetoi rëndë këtë autogol të shënuar dhe pas nëntë minutash lojë u zëvendësua nga trajneri Rudi Garcia. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan