A ka akord Chelsea – Sevilla për Batshuayi?

Chelsea po e dërgon Michy Batshuayi te Sevilla.

Sipas “TMW”, klubi anglez dhe ai spanjoll kanë arritur akordin për të huazuar për 6 muaj në Andaluzi sulmuesin belg.

Skuadra e drejtuar nga Vincenzo Montella është gati t’i ofrojë më tepër hapësirë dhe minuta loje sulmuesit të ri krahasuar me Antonio Conte-n.

Por andaluzianët nuk e kanë pasur të lehtë të pranojnë kushtet e huazimit të kampionëve në fuqi të Anglisë, pasi shifra e huazimit të lojtarit është 1.5 milionë € për pjesën e mbetur të sezonit.

Belgu 24-vjeҫar Batshuayi po kalon një periudhë jo të mirë në Londër, ku italiani Conte nuk e ka përfshirë shumë herë në 11-shen kryesore.

Me Sevilla-n, ai do të ketë rastin të aktivizohet me kohë të plotë dhe të tregojë se meriton besimin e ish-trajnerit të Milanit, Vincenzo Montella.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan