A ka negociata Real – Neymar? Kësaj pyetjeje mund t’i përgjigjet vetëm ky person

Pavarësisht se babai i Neymar-it u përpoq që të sigurojë se i biri i tij e ka të ardhmen te PSG-ja, në Paris duket se janë të sigurt se do ta humbasin brazilianin. Në konferencën e shtypit të zhvilluar për ndeshjen kundër Nice-s, një gazetar francez pyeti Unai Emery-n rreth interesimit të Real Madrid dhe për një takim mes Florentino Perez-it dhe Neymar Junior për të folur rreth firmës. Trajneri iu përgjigj: “Nuk e di. Këtë pyetje bëjani Florentino-s. Mendoj se unë jam përgjigjur 30 herë për këtë pyetje rreth të ardhmes së Neymar. PSG është një projekt dhe Neymar është pjesë e tij”.

Këtë javë, Nasser Al Khelaifi, presidenti i PSG-së, udhëtoi në Brazil për të vizituar lojtarin, i cili është duke kryer riaftësimin pas operacionit që ka bërë në këmbë, teksa mësohet se ai i ka kërkuar Neymar-it që të shmangë udhëtimin për në Madrid. Lideri nga Qatar-i, i cili para se PSG të eliminohej nga Champions League, tha se Neymar do të qëndrojë te PSG me sigurinë “2000%”, por ai ka frikë se braziliani do të largohet pas eliminimit nga ky kompeticion, megjithatë, ai deklaron se kjo ndodh që ai t’i bëjë publicitet vetes së tij. “Neymar është i lumtur, shumë i motivuar dhe po pret që të rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur. Ai është duke bërë gjithçka që të kthehet sa më shpejtë, duke shpresuar se do të kthehet të luajë ndeshjet e Kupës dhe ato të kampionatit”, tha Al Khelaifi.

Por Neymar, i cili firmosi te PSG verën e shkuar për 222 milion euro, është qëllimi kryesor i Florentino Perez-it për merkaton e ardhshme. Disa përfaqësues të Real Madridit e takuan brazilianin në Paris dhe i kërkuan që të firmoste, por përgjigja e tij ishte se duheshin 400 milionë që ai të linte PSG-në. Klubi francez është i frikësuar nga këto sirena që vijnë nga Spanja dhe kështu që e kanë vendosur në punë makinerinë e tyre. Duke iu referuar mediave franceze, ky udhëtim nga Al Khelaifi në Brazil ka qenë i planifikuar prej muajsh duke punuar me familjen e lojtarit, por lideri nga Katari i ka dhënë mundësinë për të folur me lojtarin rreth të ardhmes së tij dhe ta bindë atë që të qëndrojë te PSG… pavarësisht konfidencave publike mes Al Khelaifi dhe yllit të së ardhmes, Le Parisien ka publikuar se pas dyerve të mbyllura të PSG-së nuk ka asgjë.

Duke iu referuar një shkrimi të AS më 15 mars, qëllimi i Madridit është që të bëjë një marrëveshje me lojtarin para nisjes së Kupës së Botës, por babai i Neymar-it iu ka thënë përfaqësuesve të Madridit se çështja e firmës është tepër e komplikuar. /EDS/