A po e braktis përsëri Messi kombëtaren?

Lionel Messi ka mbetur jashtë listës së trajnerit Scaloni, për miqësoren që Argjentina do të luajë muajin e ardhshëm, duke vendosur në dyshim të ardhmen e tij te kombëtarja. “La Albiceleste” do të përballet me Irakun në Riad ( më 11 tetor), pastaj luan ndaj Brazilit në Jeddah ( më 16 tetor) . Të dyja sfidat do të zhvillohen në muajin tetor.

Lionel Scaloni mori drejtimin e përfaqësueses, pas shkarkimit të Jorge Sampaolit, i cili dështoi me ekipin në Kupën e Boës “Rusi 2018”. Kapiteni argjentinas, mungoi edhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga FIFA në Londër, mbrëmjen e djeshme, ku Luka Modric u shpall “Lojtari më i mirë i Vitit”.

Trajneri aktual i “Albiceleste” konfirmoi mungesën e sulmuesit të Barcelonës për dy ndeshjet e muajit që vjen.

“Messi nuk do të thirret. Kam biseduar me të dhe është më mirë që ai të mos kthehet për momentin”- sqaroi ai.

31-vjeçari mbeti jashtë skuadrës edhe për dy miqësoret kundër Guatemalas dhe Kolumbisë, që u zhvilluan këtë muaj. Ylli katalanas kërkoi kohë reflektimi pas eksperiencës negative që pati me përfaqësuesen në Botëror. Të njëjtën gjë pesë herë triumfuesi i “Topit të Artë”, bëri edhe në 2016-ën, kur humbi finalen “Copa America” me Kilin. Disa muaj më vonë me kërkesën e tifozëve, ai u rikthye në kombëtare.

Ai tha se ndihej keq dhe i pafat që nuk kishte arritur të fitonte asnjërën nga katër finalet që kishte provuar me kombëtaren e tij.

“Dua më shumë se kushdo që të fitoj një titull me ekipin kombëtar, por për fat të keq, kjo nuk ndodhi”- tha ai. /EDS/

*********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan