REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote
Mbrojtësi francez është rrëfyer në një intervistë për “Canal +”: U nisa një video shokëve para ndeshjes, Leo më kërkoi të mos e bëja më...

Abidal dhe sëmundja e rëndë: Isha si kufomë, Messi bëhej keq...

11 Janar 2018 18:14

Eric Abidal që ngre trofeun e Champions League të vitit 2011, kapiten nga rastësia pasi ishte kthyer nga operacioni i parë për shkak të tumorit në mëlçi, është një nga imazhet më të bukura të futbollit gjatë viteve të fundit. Pas atij triumfi, në fushë dhe ndaj sëmundjes, mbrojtësit francez iu desh të luftonte sërish, derisa bëri një transplant të mëlçisë një vit më pas. Tani, në një intervistë për “Canal Plus” me ish-kolegun e kombëtares, Olivier Dacourt, ka treguar momentet më të vështira të atyre muajve derisa një moment dukej “si një kufomë që ecte”.

MESSI DHE HENRY – Në veçanti ai ka përzgjedhur dy episode. Një herë i dërgoi një video ku inkurajonte shokët, por reagimi i tyre e bëri të kuptonte se në ç’gjendje ishte katandisur: “Disa prej shokëve më kanë parë shumë të dobësuar. Regjistrova një video para një ndeshjeje të rëndësishme, ku i thosha të mos shqetësoheshin për mua, sepse ishte njësoj sikur të isha me ta në fushë. E dini si m’u përgjigj Messi? Të mos u dërgoja më, sepse video kishte dhënë efektin e kundërt. Unë mendoja se dukesha mirë në video, teksa u thosha shokëve: ‘Forca djem’. Por ata shikonin që unë isha si një kufomë dhe kjo i trishtonte shumë”. Më tej, ma treguar emocionet e një vizite të HenryNju Jork: “Kur e pashë në fund të korridorit nisa të qaj si një fëmijë. Nuk doja të më shikonte ashtu, por në të vërtetë u gëzova aq shumë që erdhi të më takonte”. Abidal shpjegon edhe luftën e tij me sëmundjen e rëndë: “Kisha këtë dhimbje, që nuk e kisha ndjerë kurrë më parë në jetën time. Ishte e padurueshme, si një thikë që ngulet gradualisht në një plagë të hapur. Kur doktori më tha se duhet të bëja një tjetër operacion, isha paradoksalisht i lumtur”./EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Ylli argjentinas habit me veprimin e tij

VIDEO/ Messi zhgënjen fansat, shikoni gjestin e turpshëm që ka bërë në fushë

22 Janar 2018 15:18

Lionel Messi ka zhgënjyer fansat në fitoren 0-5 ndaj Real Betis ditën e djeshme. Ylli i Barcelonës ka bërë një gjest jo të hijshëm në natyrën e tij ndaj lojtarit kundërshtar.

Siç mund të shikoni dhe në videon e mëposhtme, fillimisht Pique ka ndalur me fizik futbollistin vendas dhe më pas Messi është afruar, e ka shtyrë dhe është rrëzuar sipër tij.

Një gjest që është komentuar negativisht nga tifozët dhe fansat e futbollit në rrjetet sociale. Pasi, Messi konsiderohet “më i miri në botë” dhe nuk i shkon për shtat të bëjë diçka të tillë. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Messi dhe Suarez realizojnë dopietë

Barcelona e kthen në stërvitje ndeshjen me Betis (video)

21 Janar 2018 22:52

Pas disfatës në Copa del Rey, Barcelona rikthehet tek fitorja në La Liga duke mposhtur me rezultatin e pastër 5-0 Betis në transfertë. Kjo ishte fitorja e 17-të për katalanasit në kampionat, ndërsa kanë regjistruar edhe tre barazime në 20 ndeshje. 45’ minutat e para të takimit u mbyllën me rrjeta të paprekuar, por me raste nga të dyja skuadrat. Joaquin pati një mundësi të shkëlqyer, por nuk arriti ta dërgojë topin në rrjetë.

Në të dytën filloi festivali i golave me katalanasit që e dërguan plot pesë herë sferën në rrjetë. Fillimisht ishte Rakitiç, ai që kaloi në epërsi miqtë në minutën e 59’, ndërsa 5’ minuta më vonë Messi dyfishoi rezultatin. Në aksionin e radhës të rrezikshëm Barça shënoi edhe golin e tretë me anë të Luis Suarez. 10’ minuta para fundit, Messi vuloi fitoren, duke shënuar golin e katërt dhe të dytin personal. Në fund argjentinasi dha një top të shkëlqyer për Suarez, i cili në pozicion të favorshëm nuk gabon duke e dërguar në rrjetë. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Ish-trajneri i Argjentinës ndoshta ndikohet nga Messi

Maradona shpërfill Cristiano Ronaldo-n

21 Janar 2018 20:10

Shumë njerëz argumentojnë se Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë ne historinë e futbollit, por Diego Maradona nuk pajtohet me këtë këndvështrim. Sulmuesi i Real Madridit është në nivel me Lionel Messi-n në aspektin e “Topave të Artë”, me pesë secili, por Maradona beson se ai ka edhe shumë punë për të bërë.

"Gjithkush ka të drejtë të thotë çfarë të dojë, por unë nuk mendoj se Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në histori", tha argjentinasi në një intervistë me “Telesur”.

“Unë e respektoj karrierën që ai ka. Ai ka një rrugë shumë të gjatë për të bërë nga kjo pikë ku ne po flasim deri në pikën, që të bëhet futbollisti më i mirë në histori”, shtoi ish-ylli i Argjentinës. Pak kohë më parë Ronaldo tha, se dëshiron të fitojë shtatë “Topa të Artë”, por mbetet për t'u parë nëse ai do ta arrijë këtë gjë dhe nëse kjo do të kënaqë Maradona-n. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Cristiano Ronaldo i kushton vëmendje pamjes së jashtme

U gjakos, Ronaldo u bën kërkesë të çuditshme mjekëve

21 Janar 2018 18:49

Cristiano Ronaldo rikthehet protagonist, por jo vetëm me gola. Sulmuesi portugez, i cili është i mirënjohur për vëmendjen e veçantë që i kushton vetes në lidhje me paraqitjen fizike, sot dha një imazh të çuditshëm.

Në minutën e 83-të, sulmuesi shfrytëzoi një goditje të mirë nga e djathta e Lucas për të shënuar një gol të madh, megjithatë, në momentin e gjuajtjes, mori një goditje në kokë nga mbrojtësi Schär, i cili i krijoi një plagë në vetullat e tij.

Situata më qesharake vjen më vonë. Asistentët mjekësor shkuan menjëherë në fushë për t’i dhënë ndihmën lojtarit, por, ai kërkoi celularin tek mjeku i ekipit për të parë plagën e shkaktuar nga përplasja në lojë. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment