Abidal: Neymari është gjithmonë opsion për Barcelonën

17 Nëntor 2019

Drejtori sportiv i Barcelonës, Eric Abidal ka thënë se transferimin i Neymarit në Camp Nou nga Paris Saint-Germain “do të jetë gjithmonë një mundësi”.

Neymar shijoi kohë jashtëzakonisht të suksesshme në Camp Nou ndërmjet viteve 2013 dhe 2017, duke fituar tetë trofe në total, përfshirë dy tituj të La Liga dhe Ligës së Kampionëve.

27-vjeçari formoi treshen e një sulmi të frikshëm përkrah Luis Suarez dhe Lionel Messi te Barca, por një dëshirë për të dalë nga hija e këtij të fundit çoi në largimin e tij eventual.

Lexo po ashtu: Pique: Lojtarët e Barcelonës ishin të gatshëm të sakrifikonin pagat e tyre për ta rikthyer Neymarin

Megjithatë, lojtari është lidhur shumë herë me rikthimin e tij te Barcelona, pasi ‘dashuria’ me tyre është e madhe.

“Një lojtar i madh, i cili ka një filozofi të Barçës dhe i cili po paraqitet në një nivel të lartë, gjithmonë do të jetë një opsion për ne”, ka thënë fillimisht Abidal për Mundo Deportivo.

Lexo po ashtu: Abidal: Lautaro është lojtar i kompletuar, Barcelona po e ndjek atë

“Nga atje, në nivelin sportiv mund të marrim vendime, por e gjithë çështja financiare, ka gjëra që mund t’i arrish dhe të tjera që nuk mundesh”.

“E ardhmja do të thotë. Nëse vazhdon në këtë nivel, sepse sezoni është shumë i gjatë, nuk do të them që do të jetë opsioni numër 1, por mund të jetë një opsion i qartë”, përfundoi drejtori sportiv i Barcelonës. /Telegrafi/

Barcelona sporting director Eric Abidal was asked if Neymar is still an option…

? pic.twitter.com/qUGYkYJwEH

— Goal (@goal) November 17, 2019

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan