REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote
Edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj nga përfundimi i Botërorit ende nuk ka një përgjigje nga Institucioni Botëror i Antidopingut

Afati i përgjigjeve të testit antidoping, Begaj mund të quhet e pastër?

9 Janar 2018 21:20

Në kampionatin botëror të zhvilluar në AnehaimSHBA, Shqipëria u përfaqësua me 5 sportistë, ku Romela Begaj u shpall Kampione Bote. Arritje e jashtëzakonshme për një vend si i yni. Sipas procedurës të ndjekur nga  “World Anti-Doping Agency” e specializuar dhe e licencuar për kryerjen e këtyre testeve tek sportistët, duhet pritur rezultati nëse rezultojnë të pastër në mënyrë që të quhen kampionë.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se një muaj nga përfundimi i këtij kampionati, në një kohë që këto përgjigje do të viheshin në dispozicion të federatës sonë të peshëngritjes brenda 3 javësh, ende nuk ka një përgjigje nga Institucioni Botëror i Antidopingut.

Kjo ka ndodhur për faktin se nëpunësit e kësaj agjencie kanë qenë me pushime.

Nëse do të kishte ndonjë prej sportistëve do të rezultonte pozitiv, patjetër që do të kishte ardhur dhe njoftimi i WADA-s.

Vetëm në rast të ndonjë surprize të pakëndshme Romela Begaj mund të quhet kampione./EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Historia e legjendës së kuqe, në një këndvështrim ndryshe, atë aktual

Po sikur Panajot Pano të ishte gjallë...

19 Janar 2018 20:13

Me leje, me leje, një pyetje nga fundi i sallës: “Pashë përkujtimin që i kishit bërë Panajot Panos në ‘Facebook’, po marr guximin t’iu pyes, si do të ndihej ai sot nëse do të ishte gjallë? Do të rënkonte me të madhe, apo do të fshihej për të mos parë turpin që keni diktuar ju? Ai, legjenda e juaj, në këtë përvjetor të tij të 8-të, çfarë do të bënte sot?

Do të hapte sytë në mëngjes dhe do të lexonte gazetat që trumbetojnë lajmin e Trashit dhe Starovës që bënë sherr në Turqi. Do zgurdullonte sytë dhe do merrte syzet. Do e lexonte më qartë: ‘Trajneri përdori fjalor banal ndaj meje. E kam mbyllur me të, të mos hiqet si shenjtor’. Nga faqja tjetër do lexonte deklaratën e Starovës: ‘Ai hodhi fanellën në tokë, s’ka respekt për stemën e klubit’. Një therje në zemër shoqëruar me një trishtim të beftë. Me shpresën që po i shuhej, do të fshinte edhe njëherë avullin në xhamin e syzeve, por asnjë ndryshim. Deklarata ishte e shtypur, nuk zhbëhej më, nuk mund të gëlltiteshin mbrapsht fjalët e thëna. Pano do të zhubroste gazetën me një inat të akumuluar dhe do të bëhej gati të dilte. Koka do t’i ziente.

Aty, në kafenë e tij të preferuar, do të ulej për të pirë një kafe të qetë dhe për të larguar mërzinë e fituar. Një tavolinë më tutje nga goja e disa të rinjve do të dëgjonte edhe të rejat e fundit. ‘Ej, e lexove te Eduasportin.com, Trashin e kishin çuar te ekipi B, bashkë me gjobë. Ene Sules gjobë, ehh mer jahu, ça bohet kshu?’. Sytë do t’i rrudheshin paksa, njëkohësisht me vetullat që do të ngryseshin. I pafuqishëm për të ndryshuar gjë do të vazhdonte të dëgjonte debatin. ‘E ka privatizu Sula, se heq Gazi që se heq, lan nom. Po ky tjetri me? U bo futbollist ky, ë? Na turpnun, me rob shpije’. As kafen nuk do e pinte i qetë Pano, do e linte përgjysmë dhe do ngrihej.

Rrugës do të haste ndonjë nga tifozët e vjetër të Partizanit. Do të shkëmbente shikimin e bashkëvuajtësit e do të ndalej nga ky i fundit. ‘Në kohën tuaj profesor, kishte lezet. Kemi lotuar me ty legjendë. 15 vite që ju veshët fanellën e Partizanit vetëm ditë të bardha kemi parë. Fituam 4 tituj kampion, 6 Kupa Republike, dolëm edhe kampion Ballkani. Sa me fat jam që të kam parë nga stadiumi, lëvizjet e tua fantastike. Kishte karakter atëherë, kishte pasion, kishte dashuri për fanellën, po tani? Po tani, me çfarë të krenohemi? Kemi 24 vite pa fituar titullin, Partizani i madh, Partizani legjenda!’. Pano do e shihte me dashamirësi dhe do të mundohej t’i jepte optimizëm. ‘Bëj durim, më e mira do të vijë’. Do të mundohej të shkëputje, pasi do të ndihej i plogësht në atë bisedë, por një dorë e shtrënguar në krah lehtë dhe ca sy me lot nuk do e linin. ‘Jo, profesor. Nuk do të vijë, pasi e mbaj mend motin e 1962, kur luajtët me Dinamon. Më ka qarë zemra gjithë sezonin, ti me padurim prite të ktheheshe në shtëpinë tënde, ndërsa futbollistët e sotëm rendin vetëm pas parave. Nuk ia njohin vlerat legjendës. Prit gomar të dalë bar i thonë kësaj pune’.

I vendosur, Pano do t’i drejtohej zyrave të klubit. Rrugës do t’i kujtoheshin të gjitha kujtimet e karrierës. Do t’i kujtohej dita e nxehtë e qershorit të vitit 1975. Atë ditë flamuri i futbollit shqiptar do të ulej në gjysmë shtizë, pasi ai do të braktiste Partizanin, Kombëtaren dhe të gjithë sportdashësit. Krenar do të ndihej për veten. Kurba do të sillej shumë shpejt në hapat e para të futbollit. Njëfarë Xhavit Demnerit na dhuroi një prej lojtarëve më të mirë të historisë. Ky i fundit e aktivizoi në portë Panon, por kur ekipi i tij po humbte e nxori në sulm, 3 gola dhe fati i tij u vulos.

Hapat e vegjël do të merrnin rrugën drejt klubit, me jo pak vështirës, por në mendje do t’i vinte edhe fillimi i karrierës me të rinjtë e Tiranës. Talenti i tij u pikas nga klubi i kuq. Pano u dërgua si ushtar në jug më pas u mor nga ekipi i Partizanit për të qëndruar 15 vite me këtë klub. Ai ngriti lart stemën e klubit, e puthi me krenari, për të mos thënë se është vetë emblema e Partizanit.

Me rrugën që po shkurtohej do të sillte në mend edhe aventurën me kombëtaren e Shqipërisë. 10 vitet e kaluara në Kombëtaren kuqezi. Do të kujtonte me mall 28 ndeshjet e luajtur nga viti 1963 deri në vitin 1972. E sigurisht, 4 golat e shënuar do të vazhdonin të ishin krenaria e tij më e madhe.

Më në fund, Pano do të mbërrinte në zyrat e klubit dhe me frymë që do t’i merrej do të bërtiste me të madhe: ‘Turp të keni! Nuk më duhet asnjë nga titujt që më keni rreshtuar në përkujtimin kushtuar mua. Nuk më duhet të më pyesni në jam mirë me shëndet. Nuk më duhet asgjë, ama mjaft na e prishët zemrën. E kam ndjekur Partizanin në çdo cep të Shqipërisë. Me një këmbë në varr ju kam ndjekur edhe në Kategorinë e Dytë, në Përmet, por ju po e shkatërroni këtë klub. Mjaft u tallët me tifozët, turp të keni!’.

E ju si do të përgjigjeshit, apo duhet thënë mirë që nuk e pa këtë situatë?”. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Mungesa e Majlinda Kelmendit nuk pengon ekipin e Kukës të fitojë medalje të tjera

Kosova ruan traditën, e artë dhe e argjendtë në xhudo

19 Janar 2018 18:27

Xhudoja vazhdon të jetë sporti më elitar në Kosovë. Ekipi kosovar ka marrë pjesë në Kupën e Botës në turneun “Tunis Grand Prix 2018” duke fituar një medalje ari dhe një argjendi. Kampione bote është shpallur Nora Gjakova, ndërsa medaljen e argjendtë e ka fituar Distria Krasniqi.

Nora Gjakova u shpall kampione bote në peshën deri në 57 kilogramë. Ajo ka mposhtur në finale xhudistin koreano-jugore, Youjeong Kwon. Një tjetër sportiste që ka arritur të rrëmbejë medalje është Distria Krasniqi. Kosovorja ka garuar në peshën deri në 52 kilogramë, por ka qenë e pafat. Krasniqi humbi në finale me xhudisten nga Brazili, Jessica Pereira duke u mjaftuar me vendin e dytë.

Me Majlinda Kelmendin e dëmtuar, xhudoja kosovare e përballon mjaft mirë mungesën e saj, pasi deri tani ka 1 medalje të artë dhe një të argjendtë duke u konfirmuar si një superfuqi botërore. Shteti i Kosovës për momentin kryeson renditjen e medaljeve me shtetet e tjerë. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Kritikat e trajnerit të Kelmendit për dopingun e peshëngritëses shqiptare dhe këshillat për trajnerët tanë

Kuka: Dallimi mes Majlindës dhe Romelës!

18 Janar 2018 10:48

Një ndër trajnerët më të mirë të kombit tonë është Dritan Kuka. Ai ka arritur të fitojë gjithçka me xhudistët e tij. Medaljet  e arritura prej punës së palodhur janë që nga europianët, botërorët e deri te Olimpiadat. Meritë kryesore për këtë ka padyshim ai, një ndër personalitet më të rëndësishme në Kosovë, pasi i vetëm ka arritur që të vlerësojë sportin e xhudos dhe të marrë financimet e qeverisë.

Ai ka pranuar një intervistë me Eduasportin.com ku flet për gjendjen e xhudos në kombin tonë, por nuk mund të rrijë pa lëshuar edhe disa këshilla për trajnerët e Shqipërisë. Rasti i Romela Begajt? Keqardhje, por njëkohësisht edhe kritika për përzgjedhjen e stafit të saj mjekësor.


- Profesor, si është gjendja e Majlinda Kelmendit pas problemeve të fundit shëndetësore?
- Majlinda ka pasur një intervenim nëpërmes injeksionit, jo operim për problemin me shpinën dhe gjendja e saj është e mirë. Tani është në fazën e rehabilitim.
- Çfarë objektivash ka xhudoja kosovare gjatë këtij viti?
-Xhudoja kosovare si çdo vit pretendon medalje elitare, por e veçanta është që kemi ndërtuar garues të rinj dhe po krijohet vazhdimësia e rezultateve.

Ju jeni një ndër trajnerët që keni folur më shumë për mungesën e përkrahjes, sa po përkrahet realisht xhudoja nga shteti?
-
Në përgjithësi, në dy shtetet tona, Shqipëri dhe Kosovë, përkrahja për sportin është e vogël. Në Kosovë i kemi shtyrë disa procese dhe kemi avancuar në përkrahjen e sportistëve elitar, por ende nuk është e mjaftueshme.
- Si është vazhdimësia e brezave të rinj?
- Te të rinjtë xhudo është popullarizuar goxha. Shume ekipe të reja janë ngritur dhe tani kemi një masivitet të kënaqshëm. Mendoj se rezultatet e fundit që ka arritur xhudoja kanë kthyer edhe sportistët tanë në shembuj dhe heronj për brezat e rinj. Kjo rrit edhe popullaritetin.
- Ndryshe ndodh në Shqipëri, nuk ka popullaritet. Çfarë kemi bërë gabim ne?
-
Xhudo në Kosovë ka traditë të gjatë për dallim nga Shqipëria. Problemi kyç janë trajnerët. Aty qëndron esenca e dallimit në rezultate dhe vazhdimësi.


- Çfarë këshillash mund t’u jepni trajnerëve të Shqipërisë?
- Trajnerët e Shqipërisë duhet që të ecin më shumë me hapin e kohës. Duhet që të ndjekin zhvillimin e trendeve të reja në sistemin stërvitor. Shqipëria ka një administratë të mirë në federatë dhe besoj që edhe trajnerët do të ngrihen shumë shpejt në nivele serioze për të sjellë medalje nga garat e mëdha.
- Së fundmi, në Shqipëri sapo ka plasur skandali i peshëngritëses Romela Begaj, ajo doli pozitive në testin e dopingut, një koment për këtë ngjarje...
-
Dopingu në sportin e peshëngritjes është problem jo vetëm i Shqipërisë. Më vjen keq për Romelen, me sa e di unë është hera e dytë që i ndodh. Mendoj që ajo duhet të ketë rreth vetes staf profesional mjekësor që kujdeset në detaje se çfarë konsumon. Tani, karriera e saj mund të quhet praktikisht e humbur duke parë edhe moshën që ka dhe dënimin e rëndë që mund të presë. Të shpresojmë deri në fund për një ndryshim në rezultatin e testit B. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Lajm fantastik, lexoni ku e kanë arritur marrëveshjen

Marrëveshja historike, dy Koretë bashkohen  në Olimpiadën Dimërore

17 Janar 2018 15:53

Korea e Jugut dhe Veriut do të marshojnë së bashku nën flamurin e Koresë së bashkuar në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore. Event, që do të mbahet në Pyeongchang me 9 shkurt. Sipas një deklarate të përbashkët, në takimin e mbajtur në Panmunjom dy delegacionet, i Veriut dhe ai i Jugut kanë rënë dakord që të parakalojnë në hapjen e këtijj aktiviteti së bashku. Me marrëveshjen e arritur i hapet rruga edhe krijimit të ekipit të përbashkët të hokej për femra.

Ditën e shtunë, me 20 janar në Lozanë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, do të zhvillojë një takim me dy presidentët respektivë të dy Koreve dhe Komitetit Organizativ për Lojërat Olimpike Dimërore në Peyongchang. Takimi do të kryesohet nga presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach. Në këtë takim do të vendosin për protokollin e ndeshjes, lidhur me flamurin, himnin dhe uniformen me të cilën do të paraqiten.

Koreja e Veriut do të dërgojë një delegacion prej 550 anëtarësh në Lojërat Olimpike Dimërore në Pyeongchang. Vendimi u mor në mbledhjen e mbajtur midis zyrtarëve të të dy vendeve në Panmunjon, fshat që ndodhet në kufirin mes dy shteteve. Në vitin 1953 në këtë fshat u nënshkrua edhe marrëveshja e armëpushimit që i dha fund Luftës Koreane. Delegacioni do të përfaqësohet nga 230 nxitëse tifozësh, 30 atletë të taekwondo, 150 sportistë me aftësi të kufizuar (paraplegjik). Të hënën u mor vendimi edhe për pjesëmarrjen e një orkestre prej 140 personash.

Një delegacion i Koresë së Veriut do të vizitojë objektet olimpike gjatë javës së ardhshme. Në të njëjtën kohë, atletët e Koresë së Jugut do të kenë mundësinë të stërviten në Veri, në kampin Masikryong. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment