Afron Rusi 2018: numra, rekorde dhe të dhënat më pikante të Botërorëve

Ethet e fillimit të edicionit të 21-të të Kupës së Botës “Rusi 2018” po ndihen në kohën kur duhen më pak se 100 ditë nga ndeshja e hapjes së kompeticionit midis Rusisë organizatore dhe Arabisë Saudite. Tifozët nga mbarë bota kanë prenotuar biletat për të ndjekur për një muaj eventin më të madh futbollistik, kur sipas statistikave numri i aplikuesve për bileta është më i lartë në krahasim me edicionet e kaluara. Pritja 4-vjeçare do të përfundojë në 14 qershor kur do të startojë dhe ndeshja e parë Rusi-Arabi Saudite. Por disa kuriozitete interesante plotësojnë “guidën” e këtij edicioni.

1 – Rusia do të organizojë për herë të parë në histori kampionatin botëror të futbollit. Euroaziatikët mposhtën në shortin e përzgjedhjes së vendit organizator të Kupës së 21-të Botës Spanjën, Holandën, Anglinë, Belgjikë dhe Portugalinë. Por procesi i shpalljes së fituesit është shoqëruar me shumë polemika.

20 – Brazili është shteti i vetëm që kanë qenë prezent në të gjitha edicionet Kupave të Botës dhe ka nderin të jetë i parivalizueshëm në këtë aspekt.

871 – ditë u nevojitën për të mësuar 32 ekipet pjesëmarrëse në fazën finale të Botërorit 2018. Ndeshja e parë kualifikuese për këtë turne u luajt midis Timorit Lindor dhe Mongolisë në 12 mars 2015 ku ishullorët fituan 4-1. Sfida që mbylli fazën konkurruese ishte “play-off”-i midis Zelandës së Re dhe Perusë ku “inkasit” fituan pastër me 2-0 me golat Jefferson Farfan dhe Christian Ramos.

2469 gola janë shënuar në fazën kualifikuese për 6 kontinentet. Christian Ramos i “vuri pikën kapitullit eliminator” me golin ndaj neozelandezëve.

4.905.169 janë biletat e shitura për këtë Kupë Bote. Natyrisht që rusët kanë shansin të rezervojnë më shumë bileta duke qenë vendi pritës i këtij turneu. Në vendin e 10-të dhe të 11-të janë Holanda dhe SHBA-ja të cilat “humbën fluturimin Rusi”.

100% Brazilianët janë ekipi i fundit që kanë ngritur trofeun e artë, duke fituar të gjitha ndeshjet e fazës finale në vitin 2002. Goli i Ronaldinhos ndaj Anglisë në çerekfinale dëshmoi supermacinë e “Seleҫaos” në Kore të Jugut dhe Japoni.

5 kampionate botërorë janë fituar nga Brazili, skuadra që ka marrë më shumë trofe nga të gjithë ekipet e tjera. Njëkohësisht verdheblutë kanë hipotekuar trofeun “Jules Rimes” kur fituan për të tretën herë në 1970 pasi shpartalluan Italinë 4-1 në finalen e Meksikës.

1.013.000.000 njerëz ndoqën finalen e fundit që u luajt midis Gjermanisë dhe Argjentinës në stadiumin mitik të Marakanas në Rio de Zhaneiro.

2.200.000.000 ishte numri i kërkimeve në Google tre vite më parë për turneun e afërt që do të zhvillohet në Rusi, ku mesfushori kolumbian i Bayern Munchen, James Rodriguez ishte lojtari më i kërkuar nga përdoruesit e internetit.

66 kërkime janë bërë në Argjentinë këtë për Lionel Messin kur ylli i Barcelonës dështoi të fitonte trofeun. Shifra është tejkaluar 66 herë në finalen ndaj Gjermanisë.

5 janë edicionet ku janë përfshirë mesfushori legjendar gjerman Lothar Mathaus, portieri italian Gianlugi Buffon dhe homologu tij meksikan Antonio Carbajal. Gardiani veteran i Juventusit kishte rastin e artë të bëhej lojtari vetëm me më shumë pjesëmarrje në turne kur “Të Kaltrit” u skualifikuan nga Suedia vitin e kaluar në “playoff”.

2.217 Ish-kapiteni i Milanit dhe Italisë Paolo Maldini është futbollisti që ka luajtur më shumë minuta se çdo lojtar tjetër në historinë e kampionateve botërorë.

16 gola janë shënuar nga ish-sulmues gjerman Miroslav Klose duke qenë futbollisti me më shumë gola të shënuar në ҫdo turne të Kupës së Botës.

8.1 sekonda është koha më e shkurtër e shënimit të golit në ndeshjet kualifikuese të këtij botërori nga sulmuesi belg i Crystal Palace, Christian Benteke në sfidën ku “Djajtë e Kuq” shpartalluan 9-0 Gjibraltarin.

92 është minuta e shënimit të autogolit më të vonë në një Kupë Bote. Rekordi negative mbahet nga Joseph Yobo i Nigerisë kur afrikanët u mposhtën nga Franca 2-0 në çerekfinalen e 4 viteve më parë në Brazil.

10 janë ndeshjet ku Peter Shilton dhe Fabien Barthez kanë ruajtur rrjetën e paprekur në turnetë që kanë marrë pjesë. Ky është një rekord i pathyer nga asnjë gardian deri më sot.

68.991 është pjesëmarrja mesatare në stadiume gjatë Botërorit “SHBA 1994” më e larta deri më sot.

Kurse në Brazil pjesëmarrja mesatare ishte më e ulët krahasuar botërorin amerikan; 52.762.

3 Kupa Bote janë fituar nga Pele. Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave është i vetmi lojtar që ka arritur një sukses të tillë./EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan