Afron Rusi 2018: numra, rekorde dhe të dhënat më pikante të Botërorëve

Ti mund ta lexosh kete ne 4 min.
11 Mars 2018 14:42

Ethet e fillimit të edicionit të 21-të të Kupës së Botës “Rusi 2018” po ndihen në kohën kur duhen më pak se 100 ditë nga ndeshja e hapjes së kompeticionit midis Rusisë organizatore dhe Arabisë Saudite. Tifozët nga mbarë bota kanë prenotuar biletat për të ndjekur për një muaj eventin më të madh futbollistik, kur sipas statistikave numri i aplikuesve për bileta është më i lartë në krahasim me edicionet e kaluara. Pritja 4-vjeçare do të përfundojë në 14 qershor kur do të startojë dhe ndeshja e parë Rusi-Arabi Saudite. Por disa kuriozitete interesante plotësojnë “guidën” e këtij edicioni.

1 - Rusia do të organizojë për herë të parë në histori kampionatin botëror të futbollit. Euroaziatikët mposhtën në shortin e përzgjedhjes së vendit organizator të Kupës së 21-të Botës Spanjën, Holandën, Anglinë, Belgjikë dhe Portugalinë. Por procesi i shpalljes së fituesit është shoqëruar me shumë polemika.

20 - Brazili është shteti i vetëm që kanë qenë prezent në të gjitha edicionet Kupave të Botës dhe ka nderin të jetë i parivalizueshëm në këtë aspekt.

871 – ditë u nevojitën për të mësuar 32 ekipet pjesëmarrëse në fazën finale të Botërorit 2018. Ndeshja e parë kualifikuese për këtë turne u luajt midis Timorit Lindor dhe Mongolisë në 12 mars 2015 ku ishullorët fituan 4-1. Sfida që mbylli fazën konkurruese ishte “play-off”-i midis Zelandës së Re dhe Perusë ku “inkasit” fituan pastër me 2-0 me golat Jefferson Farfan dhe Christian Ramos.

2469 gola janë shënuar në fazën kualifikuese për 6 kontinentet. Christian Ramos i “vuri pikën kapitullit eliminator” me golin ndaj neozelandezëve.

4.905.169 janë biletat e shitura për këtë Kupë Bote. Natyrisht që rusët kanë shansin të rezervojnë më shumë bileta duke qenë vendi pritës i këtij turneu. Në vendin e 10-të dhe të 11-të janë Holanda dhe SHBA-ja të cilat “humbën fluturimin Rusi”.

100% Brazilianët janë ekipi i fundit që kanë ngritur trofeun e artë, duke fituar të gjitha ndeshjet e fazës finale në vitin 2002. Goli i Ronaldinhos ndaj Anglisë në çerekfinale dëshmoi supermacinë e “Seleҫaos” në Kore të Jugut dhe Japoni.

5 kampionate botërorë janë fituar nga Brazili, skuadra që ka marrë më shumë trofe nga të gjithë ekipet e tjera. Njëkohësisht verdheblutë kanë hipotekuar trofeun “Jules Rimes” kur fituan për të tretën herë në 1970 pasi shpartalluan Italinë 4-1 në finalen e Meksikës.

1.013.000.000 njerëz ndoqën finalen e fundit që u luajt midis Gjermanisë dhe Argjentinës në stadiumin mitik të Marakanas në Rio de Zhaneiro.

2.200.000.000 ishte numri i kërkimeve në Google tre vite më parë për turneun e afërt që do të zhvillohet në Rusi, ku mesfushori kolumbian i Bayern Munchen, James Rodriguez ishte lojtari më i kërkuar nga përdoruesit e internetit.

66 kërkime janë bërë në Argjentinë këtë për Lionel Messin kur ylli i Barcelonës dështoi të fitonte trofeun. Shifra është tejkaluar 66 herë në finalen ndaj Gjermanisë.

5 janë edicionet ku janë përfshirë mesfushori legjendar gjerman Lothar Mathaus, portieri italian Gianlugi Buffon dhe homologu tij meksikan Antonio Carbajal. Gardiani veteran i Juventusit kishte rastin e artë të bëhej lojtari vetëm me më shumë pjesëmarrje në turne kur “Të Kaltrit” u skualifikuan nga Suedia vitin e kaluar në “playoff”.

2.217 Ish-kapiteni i Milanit dhe Italisë Paolo Maldini është futbollisti që ka luajtur më shumë minuta se çdo lojtar tjetër në historinë e kampionateve botërorë.

16 gola janë shënuar nga ish-sulmues gjerman Miroslav Klose duke qenë futbollisti me më shumë gola të shënuar në ҫdo turne të Kupës së Botës.

8.1 sekonda është koha më e shkurtër e shënimit të golit në ndeshjet kualifikuese të këtij botërori nga sulmuesi belg i Crystal Palace, Christian Benteke në sfidën ku “Djajtë e Kuq” shpartalluan 9-0 Gjibraltarin.

92 është minuta e shënimit të autogolit më të vonë në një Kupë Bote. Rekordi negative mbahet nga Joseph Yobo i Nigerisë kur afrikanët u mposhtën nga Franca 2-0 në çerekfinalen e 4 viteve më parë në Brazil.

10 janë ndeshjet ku Peter Shilton dhe Fabien Barthez kanë ruajtur rrjetën e paprekur në turnetë që kanë marrë pjesë. Ky është një rekord i pathyer nga asnjë gardian deri më sot.

68.991 është pjesëmarrja mesatare në stadiume gjatë Botërorit “SHBA 1994” më e larta deri më sot.

Kurse në Brazil pjesëmarrja mesatare ishte më e ulët krahasuar botërorin amerikan; 52.762.

3 Kupa Bote janë fituar nga Pele. Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave është i vetmi lojtar që ka arritur një sukses të tillë./EDS/

Mbappe gol për rekord, Franca kryeson ndaj Perusë

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
21 Qershor 2018 17:29
Pjesa e parë

Franca po fiton 1-0 me Perunë në përfundim të pjesë së parë të takimit të dytë në grup për të dy skuadrat, falë një goli të Kyilian Mbappe, që është shndërruar edhe në lojtarin më të ri të Francës që shënon në një turne ndërkombëtar, si Europian apo Botëror, me një moshë 19 vjeç e 183 ditë.

Ylli i ri i Paris SG dërgoi topin në portën e boshatisur peruane, pas një aksioni të gatuar nga Paul Pogba dhe Olivier Giroud. Mesfushori i Manchester United rrëmbeu një top para zonës peruane dhe pasoi në të majtë për Giroud. Sulmuesi i Chelseat kaloi topin me parabol mbi portierin kundërshtar dhe, pavarësisht se po shkonte në rrjetë, Mbappe e shtyu në portën e boshatisur për vulosur avantazhin e Francës.

Peruja në fakt e nisi mirë ndeshjen, falë edhe mbështetjes së 40 000 bashkëkombasve që praktikisht kishin pushtuar qytetin rus Jekateringburg, një pjesë e mirë e të cilëve ishin brenda stadiumit për të ndjekur ndeshjen.

Franca pati rastin e parë të mirë vetëm në minutën e 11-të, kur Antoine Griezmann goditi krejtësisht gabim i gjendur edhe nën presion nga kundërshtarët. Një minutë më pas ishte Paul Pogba që mund të kishte kaluar të tijët në avantazh kur lëshoi një goditje nga më pak se 30 metra distancë, të përdunduar mbi traversë.

Raphael Varane iu afrua edhe më shumë golit pasi kishin kaluar 14 minuta lojë por edhe pse kërceu më lart se të gjithë nuk e dërgoi dot topin në rrjetë me kokë. Që nga ky moment “Gjelat” nisin dominimin e ndeshjes, ndërsa Kylian Mbappe pretendoi dy herë t’i akordohej 11-metërsh në favor.

Në minutën e 30 Paolo Guerrero rrezikoi seriozisht portën e Lloris, pasi mori një top të artë nga Cueva nga e majta, por sulmuesi veteran përplasi topin në këmbët e gardianit francez.

Por pas shënimit të golit nga Mbappe, Franca rrezikoi të realizonte sërish me Lucas Hernandez, pasi mbrojtësi i gjend i lirë në krah të majtë por gjuajtja e tij u gushtua nga portieri peruan./EDS/

**************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

Shkaktoi penallti, mesfushorin kolumbian e kërcënojnë 'me vdekje'

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
21 Qershor 2018 17:07
Përsëritet historia e Botërorit 1994

Policia kolumbine ka nisur hetimet ndaj disa individëve të cilët kanë kërcënuar me vdekje, mesfushorin e përfaqësueses së tyre, Carlos Sanchez, pas humbjes 2-1 kundër Japonis në Kupën e Botës. Ish-lojtari i Aston Villas shkaktoi penallti dhe u ndëshkua me karton të kuq që në minutën e 3-të të lojës duke lënë skuadrën me një lojtar më pak. Lojtari u përpoq që të ndalte kundërshtarin dhe preku topin me dorë. Gjyqtari vendosi të akordojë penallti për japonezët dhe nxorri me karton të kuq. Që për fatin e tij të keq ndodhi saktësisht 24 vite pas autogolit të Andreas Escobar në Kupën e Botës të vitit 1994. Escobar u vra nga tifozët pasi u kthye nga turneu, pasi autogoli i tij eliminoi Kolumbinë.

Një përdorues në rrjetin social "Twitter" ka postuar foton e Sanchez dhe të Escobar ndërsa ka shkruar: "Mendoj se është ëndërr". Një tjetër përdorues në këtë rrjet social shkruante: "Nëse Andreas Escobar u vra për një autogol, atëherë Carlos Sanchez duhet të varroset". Autoritetet kolumbiane kanë caktuar një ekip të posaçëm për të hetuar rreth kërcënimeve të bëra ndaj 32-vjeçarit, i cili është i pezulluar për ndeshjen e së dielës kundër Polonisë.

Nëse Kolumbia e humb edhe këtë përballje atëherë, zyrtarisht i japin fund aventurës në Rusi. Ndeshjen e fundit do ta luajnë ndaj Senegalit të enjten më 28 qershor. Takim i vlefshëm për Grupin H, ku kryeson Japonia e ndjekur me tri pikë, aq sa edhe Senegali i vendit të dytë, ndërsa Polonia me Kolumbinë kanë 0 pikë. /EDS/

**************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

 

Kempes kritikon Argjentinën, shpërfill Messi-n dhe tregon çfarë nuk funksionon

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
21 Qershor 2018 16:38
I ashpër legjenda

Ish-sulmuesi argjentinas, Mario Kempes, pohoi se është e pamundur të krahasohen dy lojtarë nga epoka të ndryshme, pasi Sergio Ramos e vendosi Lionel Messi-n përpara Diego Maradona, në aspektin e aftësisë. Debati se kush prej tyre është më i miri vazhdon prej kohësh, me Ramos duke pretenduar se argjentinasit e dinë se sulmuesi i Barcelonës është lojtari më i mirë që kanë pasur ndonjëherë. "Është e pakuptimtë, Messi është i mirë, por ai kurrë nuk ka fituar një Kupë Bote", tha Kempes për “La Gazzetta dello Sport”. "Krahasimi i lojtarëve nga epoka të ndryshme është i pamundur. Kam fituar Kupën e Botës 1978, Maradona 1986 dhe Messi ende nuk ka fituar asgjë, ky është realiteti", shtoi ai. Kempes vazhdoi të shprehë zhgënjimin e tij ndaj barazimit 1-1 të “Albiceleste” kundër debutuesve të Islandës në ndeshjen e tyre të hapjes dhe beson se Argjentina nuk mund të mbështetet vetëm te Messi. 63-vjeçari beson se, edhe pse ka mjaft talente individuale në formacionin kombëtar, paaftësia e tyre për të luajtur si ekip i ka kushtuar shumë. Sidoqoftë, ish-fituesi i Kupës së Botës këmbëngul se trajneri Jorge Sampaoli nuk është fajtori kryesor për formën e dobët të Argjentinës. "Argjentina ka vetëm një plan A, atyre u mungon plani B dhe C", vazhdoi ai.

"Plani A është t'i japin topin Messi-t, të mbyllin sytë dhe të presin që diçka të ndodhë, por unë mendoj nëse Messi-n e kap një rrufë, një zgjidhje tjetër është e nevojshme. Ata kanë cilësi individuale, por sëbashku nuk janë një ekip. Ata janë të gjithë miqtë e Messi-t, por jo 'shokët e ekipit të Messit' - ky është ndryshimi. Argjentina ka ndryshuar shumë trajnerë gjatë viteve të fundit, por rezultatet kanë qenë zhgënjyese. Ne duhet të ndryshojmë diçka në dinamikën e ekipit, ndërsa shoh një grup lojtarësh që duket se nuk punojnë sëbashku", shtoi Kempes. Kempes reflektoi gjithashtu në fitoren e Kupës së Botës në 1978 mbi Holandën, duke pranuar se gëzimi ishte i paharrueshëm. "Stadiumi i mbushur me sende të bardha para dhe pas finales kundër Holandës, ishte një shfaqje dashurie nga tifozët tanë", kujton ai. "Sa për gëzimin e popullit, kurrë nuk kam parë aq shumë njerëz të lumtur. Ata të gjithë kërcenin, bërtisin dhe këndonin, ne u kishim dhënë atyre emocione", shtoi Kempes. /EDS/

**************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

Deschamps me ndryshime përballë Perusë (Formacionet zyrtare)

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
21 Qershor 2018 16:16

Franca përballet me Perunë në Ekaterinburg Arena për të kërkuar të kapë vendin e parë në grup. Nënkampionët e Europës pritet ta fitojnë këtë ndeshje, ndërsa peruanët do të shpresojnë që të marrin pikën e parë në kompeticion. “Gjelat” e Didier Deschamps vijnë në këtë ndeshje pasi kanë mundur 2-1 me vështirësi Australinë, ndërsa amerikano-jugorët u mundën nga Danimarka.

Trajneri ka vendosur të bëjë dy ndryshime në formacion nga ndeshja e parë, duke lënë në stol Tolisso dhe Dembele për të futur Matuidi dhe Giroud. Pjesa tjetër e skuadrës mbetet e pandryshuar. Sulmuesi i Chelseat do të jetë pyka ku do të mbështeten Griezmann dhe Mbappe ndërsa Matuidi pritet t’i japë më shumë muskuj mesfushës përballë një kundërshtari të fortë fizikisht si Peruja.

Formacionet zyrtare

Rreth 3000 tifozë pritet të jenë në stadium për të mbështetur skuadrën ranceze ndërsa miliona të tjerë po ndjekin nga televizori.

Në 52 ndeshje me skuadrat amerikano-jugore, Franca ka një rekord të ekulibruar me 17 fitore, 15 barazime dhe 20 humbje. Ndërsa Peruja ka një rekord me 16 fitore, 10 barazime dhe 22 humbje me skuadrat europiane. Në ndeshjen e vetme të mëparshme mes dy skuadrave, Franca është mundur 1-0 nga Peruja në Paris në vitin e largët 1982./EDS/

**************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.