Agjenti: Atletico Madridi dhe Simeone janë ideal për Sanchezin

02 Prill 2020

Agjenti i Alexis Sanchez, Leo Rodriguez ka thënë se ai mund ta sheh transferimin e sulmuesit kilian te Atletico Madridi këtë verë.

Sanchez është aktualisht i huazuar te Interi në Serie A, por pritet të rikthehet te Unitedi në fund të këtij sezoni.

Megjithatë, Sanchez mund të përfundoj te Atletico Madridi në verë, ku do të ribashkohej me trajnerin Diego Simeone, për të cilin luajti te River Plate.

Lexo po ashtu: Alexis nuk ka vend te Interi, do të kthehet te Manchester United

Është agjenti Rodriguez, i cili ka folur për këtë mundësi transferimi.

“Alexis është akoma një lojtar më i mirë. Problemi është se atij i mungon vazhdimësia, në Inter ai luan me një sistem tjetër”, ka thënë fillimisht Rodriguez për Radio Cooperativa.

Alexis Sanchez (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

“Tani për tani, ai duhet të shkojë në një klub ku trajneri e dëshiron atë dhe sistemi i përfiton atij”.

“Unë e di se Simeone e pëlqen atë. Dhe në një ekip si Atletico, ai mund të luante dhe të ketë vazhdimësi”, përfundoi agjenti i Sanchezit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com