Agjenti Botines: Një klub italian e do Bellerinin

15 Nëntor 2019

Agjenti i Hector Bellerin zbulon se ka pasur interes nga një klub italian dhe do të shohin në fund të sezonit se çfarë do të ndodh me mbrojtësin e djathtë të Arsenalit.

Pasi bisedoi për një rikthim të mundshëm në Milan për Gerard Deulofeu, agjenti Alberto Botines ndërroi vëmendjen e tij te Bellerin, i cili sapo është rikthyer nga një dëmtim i rëndë në gju.

“Për momentin, ai është i përqendruar në angazhimet e ekipit”, ka thënë fillimisht agjenti për Sky Sport Italia.

Lexo po ashtu: Bellerin e mbështet Xhakën pas përplasjes me tifozët e Arsenalit

“Ai vjen nga një dëmtim i keq dhe po kthehet në nivelin e tij të zakonshëm”.

“I pëlqen Italia, tashmë ka pasur interes nga një klub italian, por nuk mund ta zbuloj”.

“Ai ka një kontratë të gjatë dhe nuk do të jetë e lehtë ta largosh atë nga Arsenali, ai është zëvendës-kapiten i tyre”, përfundoi Botines.

Juventusi dhe Napoli janë dy klubet që kanë qenë më parë të lidhur me 24-vjeçarin spanjoll. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan